Reagimi i fortë i SHBA/ Organizata kriminale po destabilizojnë vendin, VanHorm: Prioritet i Trump në Shqipëri…

Shtetet e Bashkuara po ashpërsojnë mesazhet e tyre ndaj regjimit të Tiranës. Deklarata e fundit e të Ngarguarës me Punë të SHBA në Tiranë, VanHorm citon mesazhin e Sekretarit amerikan të Shtetit Rubio, i cili nënvizon se organizatat kriminale po destabilizojnë shtetet. Ajo ka deklaruar se prioritet i Trump në Shqipëri është lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Ka përfunduar trajnimi i udhëhequr nga FBI për hetuesit e SPAK-NBI në Akademinë e Sigurisë.

Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë videomesazhin e të ngarkuarës më punë Nanci VanHorn, në të cilën nënvizohet se institucionet si SPAK, NBI si edhe Akademia e Sigurisë po forcohen për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës. Ndërsa shtoi se këto çështjen ndiqen me prioritetet edhe nga administrata e Trump.

“Siç tha Sekretari Rubio, organizatat kriminale dhe terroriste transnacionale, veçanërisht ato të përfshira në trafikimin e drogës, janë kërcënimi më i madh për sigurinë e SHBA-së në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtetet kombëtare dhe po çojnë në migrim masiv. Dhe ne do të ndjekim pa pushim prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës, si SPAK, NBI dhe Akademia e Sigurisë.” , thuhet në reagim.

About Krye Redaktor

Check Also

Koha nuk pret më!

Nga Petrit VASILI Puçi i rrëmbimit të mandateve të gjykatësve kushtetues është një atentat i …