Kryetari i PD, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët tha se, kjo është betejë për shtetin ligjor, pa të cilën nuk ka as liri, as zgjedhje, as reforma, nuk ka një shoqëri të lirë
Ai paralajmëron se pa respektimin e ligjit dhe pa funksionimin e institucioneve të pavarura, nuk mund të ketë liri, zgjedhje të ndershme apo reforma reale.
Besnik Ala: Çfarë do bëhet me reformën zgjedhore se me kodin aktual, organizata kriminale i ka 50 përqind në tavolinë?
Sali Berisha: Besnik, me Edi Ramën çdo lloj reforme është iluzion.
Edi Rama nuk pranon asgjë që kërcënon qoftë edhe minimumin e minimumit të pushtetit të tij.
Ai ka kryer krime të rënda.
Ju e shihni se si po zhvillohen.
A mund të imagjinoje ti që një kryeministër i një vendi në një republikë parlamentare do guxonte të imagjinonte mbrojtje me imunitet të vjedhjeve dhe korrupsionit të bashkëpunëtorëve dhe të tijat personalisht?
Kurrë!
Ja të them unë, unë kam qenë kryeministër, kam qenë president me fuqi ekzekutive, ju i dini të gjitha konsideratat e mia për Ina Ramën, që nuk i lëviz as sot, por udhrat e saj për imunitetin nuk janë vënë kurrë në diskutim, sado ta supozojmë se mund të mendojë se ishin politike.
Jo, nuk janë vënë në diskutim.
Nuk mund të vihen.
Cilido ministër që iu kërkua imuniteti, e dorëzoi vetë menjëherë.
Dorëzoi detyrën dhe imunitetin Fatmir Mediu.
Dorëzoi detyrën dhe imunitetin Ilir Meta pa e kërkuar akoma prokuroria.
Për hir të të vërtetës, e ka dorëzuar dy herë Lulzim Basha imunitetin, pavarësisht kërkesës politike të qartë që kishin.
Nuk mund të mendojë kurrë kryeministri, siç bëri Edi Rama me Saimir Tahirin, vetëm e vetëm që të gjithë trafiqet dhe kanabizimin e Shqipërisë, Saimir Tahiri e kishte bërë sipas porosive të Edi Ramës.
Dhe kishte frikë se Saimir Tahiri do ta denonconte.
Ju u kujtohet angazhimi i Gaz Demit me seanca të tëra me Saimir Tahirin, gjersa nuk u hoq imuniteti dhe e dorëzoi pas dy-tre vitesh.
Kjo është me Lubinë sepse Lubia i thotë që unë do të marr me vete në bankën e të akuzuarve, sepse në Ankara më ke marrë ti, nuk kam shkuar vetëm.
Ndaj dhe kjo betejë është betejë për shtetin ligjor, për Kushtetutën, pa të cilën nuk ka as liri, as zgjedhje, as reforma, nuk ka një shoqëri të lirë.
Gazeta RD