Berisha: Sot jemi në agun e një fitoreje të sigurtë! PD transformoi Shqipërinë, Kosova u shpall e pavarur

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë takimit në njësinë 11 në Laprakë u shpreh se, gjatë 8 viteve të qeverisjes së PD-së, Shqipëria u transformua e gjitha, ndërsa Kosova u shpall e pavarur.

Ai tha se, në 8 vite, Shqipëria ndryshoi sa kurrë në historinë e saj, në tetë vite, Shqipëria u bë krejt tjetër. Shqipëria pësoi ndryshime thelbësore. Ne dolëm nga varfëria në një nivel tjetër. Kosova u bë e pavarur.

Berisha tha se, pas 13 vitesh represione, burgosje, plaçkitje të gjithanshme, sot, e vërteta është që jemi në agun e një fitoreje të sigurt. Në agun e shndërrimit të të pamundurës në të mundur.

Berisha: Dhe ju e dini që në zgjedhjet e 2001-shit logoja e Partisë Demokratike ishte logoja me e votuar në Shqipërinë. I plaçkitën, i morën, i morën. Po nuk u lëshuam. E kapëm hajdutin për fyti. E kapëm. Mbrojtëm votën.

Një komunitet ndërkombëtar u detyrua të ndryshojë raportin, të përmbysë raportin pas dhënave tona. Dhe triumfuam. Ata që erdhën me dhunë, i përzumë me votë. Kjo është forca e ideve. Kjo është forca e besimit. I përzumë me votë.

Në 8 vite, Shqipëria ndryshoi sa kurrë në historinë e saj. Në tetë vite, Shqipëria u bë krejt tjetër. Shqipëria pësoi ndryshime thelbësore. Ne dolëm nga varfëria në një nivel tjetër. Kosova u bë e pavarur. Ne qëndruam besnikë të interesit kombëtar, pavarësisht nga çmimi. Pra, një parti që po dukej se po zhdukesh, u ngrit përsëri si Feniksi nga hiri. I përzuri me vota ata që erdhën me rebelim. Transformoi Shqipërinë.

Pse u ndala në këto? U ndala në këto jo për t’u mburrur me historinë tonë, po vetëm për një mesazh të saj. Ne jemi të pamposhtur. Kjo parti është parti e njerëzve të pamposhtur. Dhe këtu kjo është e një rëndësie kapitale për ta patur parasysh çdo demokrat e demokratë.

Udhëtim i vështirë. 13 vite. Represione, burgosje, plaçkitje të gjithanshme. Po ku jemi sot? Sot, e vërteta është që jemi në agun e një fitoreje të sigurt. Në agun e shndërrimit të të pamundurës në të mundur. Po pse e them unë këtë?

Miq, Edi Rama përdori shumë armë, shumë mjete për Shqipërinë pa opozitë. Nuk kam patur asnjë dyshim se ai i tillë është. Ju kujtohet, me dhjetëra herë i kam kërkuar publikisht, dëno firmën e babait tënd xhelat, që vari Hafzi Nelën, vetëm për vargjet e tij të lirisë.

Vetë ky ishte skulptor, intelektual gjoja, intelektual kriminel, dhe firmoste për të varur një poet koloz, që i këndonte lirisë, që shkruante se fryma e Helsinkit, era e Helsinkit do fryjë dhe në trojet tona, që i thurte vargje Kosovës dhe shprehte besimin se ajo do të dalë nga pushtimi serb. Dhe ky këtu firmoste ekzekutimin e tij, varjen e tij. Nuk e bëri kurrë. Nuk e bëri kurrë, sepse ky ndan të njëjtin mendësi, të njëjtin shpirt me t’jatin e tij ndaj kundërshtarit politik, ndaj mendimit ndryshe, ndaj kundërshtarëve.

Përdori mjete të mëdha financiare dhe të tjera. Përdori rrugë të shumta korruptimi e të pafundme. Por unë them ju që tani ai është buzë greminës. Dhe këtu e sollët ju. E sollët ju demokratët dhe demokratët, sepse në momentet më kritike, më të vështira, ju zgjodhët, zgjodhët vlerat, parimet dhe idealet që besoni. Unë ju shoh këtu me admirimin më të madh, ju dhe çdo demokrat, kudo që është.

Nuk ka, nuk ka në Evropë, nuk ka të dytë si ju që të jeni, që u detyruat, u detyruat në mënyrën më të, më të çuditshme, në mënyrën më të padrejtë, të zgjidhni midis Sali Berishës dhe pothuaj botës. Normal, çdo njeri do të thoshte unë zgjedh botën. Ju jo. Nuk zgjodhët as Sali Berishën, zgjodhët të vërtetën ju.

Ju zgjodhët të vërtetën. Po. Ju zgjodhët të vërtetën. Ju zgjodhët të vërtetën. E zgjodhët në një moment që edhe të gjithë të gjithë nën shtresën e atyre zhvillimeve ndoshta nuk e dinit, por nuk besuat gënjeshtrën dhe gjykuat se duhet të qëndroni për të vërtetën.

E zgjodhët në një moment që e shpëtuat opozitën. Sepse e vërteta është, t’jua them unë ju këtu, opozitën në mënyrën më makbethiane, më makabre, Edi Rama e kishte vendosur nën kontroll të plotë.

About Redaksia

Check Also

Ramën nuk e pranuan në firmosjen e Bordit të Paqes, prandaj erdhi në parlament për të bërë avokatin e Lubisë

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij në protestën madhështore në …