Hoti: Ura e Milotit në rrezik! Ku shkoi fondi 1 milioneuro për ndërhyrjen emergjente?

Ndërhyrja emergjente për mbrojtjen e themeleve të Urës së Milotit, me fond limit 1 milion euro, duket të jetë një tjetër rast i qartë i menaxhimit të dështuar dhe i përdorimit të fondeve publike për interesa klienteliste.

Deputetja e PD-së, Elda Hoti ka reaguar në lidhje me ndërhyrjen e pretenduar në Urën e Milotit, që sipas ligjvënëses, po rrezikon izolimin e qytetarëve.

Hoti pyet se ku kanë shkuar 1 milion eurot e dhëna për këtë urë?

“Ndërhyrja emergjente për mbrojtjen e themeleve në Urën e Milotit, me fond limit 1 milion euro.

Një tjetër tender i dyshimtë, i mbështjellë me mjegullën e aferave dhe interesave klienteliste, që ekspozon edhe një herë fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie.

Sot, pas të ashtuquajturit investim emergjent realiteti flet vetë, këmbët e urës janë qartësisht të dëmtuara, ndërsa qarkullimi i automjeteve vijon të jetë i bllokuar. Paratë publike janë shpenzuar, por siguria nuk është garantuar.

Ku shkuan 1 milion eurot?

Kush mban përgjegjësi për një ndërhyrje që jo vetëm nuk zgjidhi problemin, por la qytetarët të izoluar dhe të rrezikuar?

Kjo nuk është paaftësi. Kjo është grabitje e organizuar e fondeve publike.

Qytetarët e Milotit dhe gjithë veriu i vendit janë lënë të braktisur,

Infrastruktura po shembet, ndërsa përgjegjësit fshihen pas tenderëve emergjentë dhe heshtjes institucionale.

Një arsye se pse ura e Milotit është ne këtë situatë është edhe marrja pa kriter e inerteve”, tha Hoti.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Një urim të përzemërt për ekipin tonë kombëtar të Kosovës, është një ndeshje historike sonte!

Berisha: Do ta mbyll tani me një urim të përzemërt për ekipin kombëtar, për ekipin …