Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar Niko Peleshin si ushtar mjeran të Edi Ramës në lidhje me pezullimin e procedurave për heqjen e imunitetit të Ballukut.
Ai theksoi se çdo shkelje e ligjit dhe e Kushtetutës do të paraqitet në institucionet përkatëse, ndërsa denoncoi vonesën e Peleshit si një pengesë të qëllimshme ndaj drejtësisë.
Shyqyri Myrtollari: Përshëndetje. Nuk mendoni se Niko Peleshi duhet denoncuar në SPAK sepse po mban pezull heqjen e imunitetit të Ballukut.
Sali Berisha: Procedurat po shqyrtohen. Por në fakt, peng Niko Peleshi nuk është gjë tjetër veç se një ushtar mjeran i Edi Ramës.
Por çdo procedurë për shkelje të ligjeve dhe kushtetutën ne jemi të gatshëm ta paraqesim në institucionet përkatëse.
Gazeta RD