Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, dekonspirimi i aksionit për call-centerat vërteton deklaratën e prokurorit të antimafies së Napolit, i cili tha se Shqipëria është më keq se një narko-shtet.
Ai tha se, ky akt tregon përmasat e thella të korrupsionit dhe lidhjeve kriminale brenda strukturave shtetërore, duke pasur parasysh që agjentët e Hijenës kanë punuar dy vite në një ndërtesë, ku kishin mbledhur dokumente, foto dhe video për veprimtarinë e paligjshme, por kur u bë hetimi, dhoma ishte gjetur e boshatisur me kompjuterët e hequr.
“Ju e patë, kati i 13-të ku agjentët e Hijenës kanë punuar dy vite aty dhe u kanë dhënë çdo informatë ekipit që hetonte, kanë të gjitha fotot dhe videot, dhe dokumentet për veprimtarinë, ata kur shkuan e gjetën të boshatisur dhomën sepse kishin hequr të gjithë kompjuterët.
Çka vërteton edhe njëherë deklaratën e prokurorit të antimafies të Napolit, i cili thotë se Shqipëria është më keq se narko-shtet.
Është më keq se narko-shtet, thotë, sepse të dekonspirojnë çdo gjë.
E pamundur të sosësh një hetim.
Ja, ky është fakti se kur autoritetet gjermane sollën për Amant Josifin dokumentet dhe doli Olsi Rama patron i tij, Altin Troplini nuk hapi çështje penale ndaj tij.
Kur Amant Josifi e gjetën autoritetet spanjolle se ishte në Dubai, Amant Josifi përsëri nuk u shpall në hetim nga Altin Troplini sepse ishte ortak me të Olsi Rama.
Pra, kjo quhet një veprimtari kriminale e gjeneralizuar e narko-shtetit”, tha Berisha.
Gazeta RD