Qytetari: Shqipëria në katastrofë, Soros përgjegjës! Të ngrihemi të gjithë të rrëzojmë hajdutët!

Në një fjalim të mbushur me tone të ashpra dhe akuza të drejtpërdrejta, një qytetar ka shprehur nga foltorja e protestës pakënaqësinë e thellë me gjendjen aktuale të vendit, duke e cilësuar Shqipërinë si “në ditët më të këqija” dhe “në katastrofë”. Ai hodhi poshtë çdo perceptim pozitiv për realitetin, duke theksuar se pas 35 vitesh tranzicion, demokracia, liria dhe sovraniteti mbeten të paarrira.

Në foltoren e radhës, një qytetar është shprehur se Shqipëria është “në ditët më të këqija” dhe “në katastrofë”, duke akuzuar faktorë të brendshëm dhe ndërkombëtarë për sabotimin e tranzicionit dhe për dështimin e demokracisë pas 35 vitesh.

Ai propozoi “terapinë popullore” si zgjidhjen e vetme për krizën dhe bëri thirrje për mobilizim masiv në protestën e datës 24, duke e cilësuar atë si të vetmen alternativë për të shpëtuar vendin.

Fjala e tij

Përshëndetje të veçanta ja çoj inspiruesit dhe patriotit, zotit Sali Berisha, që që në fillimet e veta, që në ’92-shin, më kanë bërë që ta ndjek mbrapa këtë burrë shteti, këtë patriot, që ne, që shumë shqiptarë, fatkeqësisht, siç është gjithmonë me bashkëkohorët, nuk e vlerësojnë. Por ky do të jetë i pavdekshëm. Zoti e bekoftë dhe na pri, doktor. Je frymëzimi jonë, je inspiruesi jonë e më tej.

Unë nuk e shoh Shqipërinë kaq të ëmbël, kaq rozë, kaq gri. Për mua, Shqipëria sot është në ditët më të këqija që ka ekzistuar ndonjëherë. Pasi, në zgrip, është në katastrofë.

Shpresuam shumë në vitet e para të ’90-ës për demokraci dhe e nisëm mirë. Por rrugës na ndaluan. Bile, në ’96-ën, ne rrezikuam; duhet të hynim në Bashkimin Evropian, por na sabotuan. Na sabotuan të jashtmit dhe të brendshmit, e kryesisht të brendshmit.

Dhe për këtë ka dy përgjegjës. Përgjegjës është faktori i brendshëm, por edhe faktori i jashtëm.

Ëh, u bënë 35 vjet dhe ne ende nuk e kemi ndërtuar demokracinë, lirinë dhe, si të thuash, sovranitetin e duhur e mjaftueshëm të një shteti të vogël siç ishim ne, Shqipëria. Sa e vështirë paska qenë që dy milionë shqiptarë të mos ndërtojnë dot një shtet të mirë, të begatë.

E çuditshme është. Pse kështu?

Shpresuam shumë te ndihma e euro-amerikanëve. Na dhanë disa ndihma, por unë jam i zhgënjyer nga ato lloj ndihmash, sepse ato, në vend që të na çonin përpara, na binin ekspertë, teknologji, investime këtu; ata vetëm na jepnin mend dhe na prunë o ju qetë e banditit Soros, i cili e sabotoi progresin dhe progresivitetin e Shqipërisë.

Prandaj, për mua, se unë nuk flas dot si politikan, unë jam qytetar i thjeshtë dhe flas ashtu siç i ndjej. Ndonjë kujt nuk i pëlqen. Tani më dhanë mundësi të flas dhe do flas. Dhe këta na prunë këto. Në vend që të na ndihmonin, nuk na ndihmuan dot; na dhanë Shqipërinë në zgrip. Prandaj këtu kanë përgjegjësi edhe Bashkimi Evropian, edhe Amerika, që në 250-vjetorin e vet ka pasur ulje-ngritjet e veta. Dhe neve na lanë në këtë gjendje.

Prandaj unë i kërkoj administratës së re të zotit Trump të mbajë përgjegjësitë e veta për këtë popull 2-milionësh, që s’po ngre dot kokën, dhe kjo vjen edhe për arsye të qytetarëve amerikanë si George Soros, i cili është qytetar amerikan. Presidenti i sotëm ka përgjegjësinë ta dënojë atë njeri, sepse ka ardhur këtu, ka sabotuar dhe ka rrjepur këtë popull, e ka vjedhur këtë popull, e ka shpërbërë këtë popull, e ka prishur arsimin, ka prishur kulturën; dora e atij është me gjithë këta patronazhistë, me gjithë ata që e votojnë. Përgjegjësi e madhe është për ata që e votojnë ata, ata lloj shqiptarësh.

Dikush thotë: mos i kritikoni dhe mos e shani popullin shqiptar. Unë nuk shaj popullin shqiptar, por shaj dhe kritikoj ata që mbështesin dhe i japin votën atij qen bir qeni, të pafe, që është ky kryeministër yndyrë, që nuk e di se çfarë mund të jetë ky njeri, që është kaq i poshtër për popullin e vet.

Por fatkeqësisht, unë i kërkoj përsëri presidentit Trump, se neve si demokratë, gjysmën e popullit shqiptar e kanë nxjerrë non-grata. Nuk është nxjerrë non-grata vetëm Sali Berisha, pa të drejtë, pa asnjë fakt, pa asnjë arsye. Turp t’i vijë të gjithë atyre administratës së kaluar amerikane që bënë këtë veprim dhe na kanë ndarë më keq se ç’na ndau komunizmi në dy palë, në luftë klasash. Dhe sot ne jemi në atë gjendje, luftë klasash.

Është e çuditshme se si edhe BE-ja, edhe administrata e kaluar amerikane përkrahnin ish-komunistët. Sot na qeverisin komunistët që ajo farë duhej të ishte zhdukur. Duhet të mbizotëronte pjesa tjetër, më patriotike e këtij vendi, dhe më patriotikët ishin ata që ishin të përndjekur, të internuar dhe, edhe të painternuar, por të keqtrajtuar nga ky komb. Amerika duhet t’i veshë pika mbi “i” dhe duhet të përkrahë popullin patriot të Shqipërisë, në qoftë se është për demokracinë botërore.

Dhe unë them shumë gjëra, por terapia që e shëron Shqipërinë që është në agoni është vetëm terapia popullore, alternativa popullore siç është për shumë gjëra. Prandaj, me 24, vetëm kjo alternativë e shëron. Alternativa popullore, mjekësia popullore pra. Të gjithë bashkë. Në qoftë se e doni Shqipërinë.

About Redaksia

Check Also

Shkrimi i CNN/ Pse Ivanka Trump u largua nga politika dhe u shkëput nga fushata elektorale e babait të saj

“CNN” Ivanka Trump , gjatë gjithë jetës së saj ka punuar për babanë e saj, …