Noka-maxhorancës: Më keni shpallur armik! Data 24 do t’iu bëjë që të dridheni!

Grupi parlamentar i PD ka kërkuar që mbledhja e Byrosë së Kuvendit, ku do të trajtohet ankimimi i përjashtimit të deputetëve demokratë, të zhvillohet në praninë e mediave. Megjithatë, maxhoranca ka rrëzuar këtë kërkesë, duke e mbajtur mbledhjen të mbyllur për publikun.

Flamur Noka ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për përpjekjet për të shtypur opozitën dhe ka bërë akuza të ashpra ndaj qeverisë, duke e akuzuar për lidhje me “bandat kriminale” dhe individë si “Tropnilët” dhe “Ergys Agasin.”

“Ne jemi këtu për ta kthyer Shqipërinë në republikë parlamentare. Sot mua me këtë vendim tuaj më mbushen dy vjet, jam i shpallur armik prej jush. Ndihem krenar, sepse sa më shumë më luftoni ju, sa më shumë ushtroni ju presion politik aq më shumë ndihem krenar që kam përmbushur misionin tim për të luftuar krimin, korrupsionin dhe regjimin tuaj që po shkatërron dhe po vjedh shqiptarët. Ne kemi detyrë të luftojmë për parlamentarizimit. Ne do ta vazhdojmë betejën tonë, derisa ju tju kërrejmë. Data 24 do t’iu bëjë që të dridheni”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Dokumentat provojnë se Rama është implikuar në vrasje/ Denoncimi i fortë…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke deklaruar se kreu …