Ilir ALIMEHMETI
Ta themi qarte! Mungesa e energjise elektrike ne spitalin e QSUT-se eshte neglizhence mjekesore, eshte krim, nuk eshte thjesht avari!
Gjate nates QSUT-ja pati mungese energjie elektrike ne sektore kyçe te saj, ne Reanimacion dhe ne salla operacionesh ku nje numer i larte pacientesh ne gjendje te veshtire shendetesore varen pikerisht nga pajisjet mjekesore dhe funksionimi i tyre.
Gjithkush mund ta imagjinoje panikun e krijuar nga mungesa e korentit!
Pa hyre ne raste te veçanta pacientesh, pasi nuk duhet t’u shkaktohet me shume traume atyre apo familjareve te tyre, mendoni vetem nje moment se si do te ishit ndjere ju nese do te kishit familjarin tuaj te shtruar ne gjendje te rende dhe papritur asnje sistem te mos funksiononte menjehere!
Me te gjithe vullnetin e mire dhe punen e jashtezakonshme te personelit shendetesor dhe te familjareve te pranishem, energjine elektrike nuk mund ta zevendesosh dot dhe ajo mungese rryme perkthehet menjehere ne mungese sherbimi shendetesor me deme ne jete e ne shendet qe mund te jene te parikthyeshme dhe shpresoj te kene qene sa me te pakta.
Nuk eshte detyra as e personelit shendetesor dhe aq me pak e pacienteve apo e familjareve qe te garantojne funksionimin e spitalit dhe te energjise elektrike.
Eshte detyre direkte e QSUT-se, e OSSHE-se dhe e Ministrise se Shendetesise, mbi te cilat rendon direkt pergjegjesia per çka ndodhi.
Dje nuk ndodhi asnje katastrofe natyrore, asnje stuhi, asnje permbytje, asnje termet dhe asnje zjarr!
Dje thjesht doli ne pah neglizhenca e vazhdueshme per te mirembajtur sisteme jetike siç eshte furnizimi i vazhdueshem me energji elektrike!
Vjen kjo nga deshira per te abuzuar fondet publike, apo nga neglizhenca e sistemeve drejtuese, qe gjithashtu eshte veper penale, mbetet per t’u hetuar imtesisht.
Por nje gje eshte e sigurt! Kjo eshte e papranueshme!
Eshte ne kundershtim me çdo mision qe duhet te kete sistemi shendetesor!
Eshte ne kundershtim me çdo moral qe duhet te kete kush merret me menaxhimin e shendetesise!
Zbulojne raportimet mediatike se qe prej fillimit te muajit tetor 2025, QSUT nuk kishte me asnje kontrate per mirembajtjen e gjeneratoreve te saj dhe per sigurimin e energjise elektrike ne rast mungese nga rrjeti.
Kontratat e meparshme te mirembajtjes raportohen ne shkelje te vazhdueshme te procedurave te tenderave publike dhe jane te shenuar me flamuj te kuq per mungese konkurrence dhe rishpallje kontrate te pakten qe nga viti 2019 e kendej.
Por aktualisht qe flasim, me apo pa shkelje, QSUT nuk ka fare asnje kontrate mirembajtje te gjeneratoreve dhe nuk ka hapur asnje tende tjeter ne kete drejtim!
Kjo eshte pergjegjesi direkte e Drejtorise se QSUT-se dhe e Ministrise se Shendetesise dhe permbajne qartazi vepren e shperdorimit te detyres dhe deri te neglizhenca mjekesore, te dyja te denueshme penalisht!
Nuk na interesojne as justifikimet!
Nuk na interesojne as deklaratat qe pati apo nuk pati pasoja!
Shpresoj fort te mos kete pasur asnje dem ne jete dhe shendet, por kjo nuk ka ndodhur si rrjedhoje e nje sistemi qe funksionon, por me ndihme te Zotit!
QSUT dhe Ministria e Shendetesise ekzistojne per te dhene sherbimin shendetesor kritik, jo per t’u justifikuar per neglizhencat e tyre!
Nuk eshte ky as spitali modern qe deklaron kryeministri dhe nuk eshte ky as sistemi shendetesor mbi nivelet europiane qe deklarojne servilet e tij!
Ky eshte nje sistem shendetesor qe duhet ribere nga fillimi, duke filluar qe nga shkronja “a”: sigurimi i furnizimit me energji elektrike qe ne 2026 duhet te ishte nevoje e kapercyer me kohe!
Dhe fillimi i riberjes nis nga largimi i fajtoreve qe i shkaktojne keto faje!
Te shtunen shihemi ne shesh!
Per te marre ne dore fatin tone!
Per te marre ne dore jetet tona!
Gazeta RD