Vokshi: Sa herë që do të mbroni Belindën dhe Agasin ne do na keni përballë!

Deputetja e PD, Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit tha se, sulmet dhe gjyqi publik ndaj opozitës janë një përpjekje për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin, ndërsa vetë opozita qëndron në Kuvend për të mbrojtur qytetarët dhe interesin e vendit.

Vokshi paralajmëroi se çdo tentativë për të mbrojtur individë të lidhur me skandale korruptive, si Belinda Balluku dhe Agasi, do të gjejë opozitën gjithmonë përballë.

“Edhe Enver Hoxha do ta kishte zili këtë gjyq publik që po i bëni opozitës. Ju, në ato karrige, jeni për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin, ndërsa ne jemi në Kuvend për të mbrojtur qytetarët, për të mbrojtur vendin dhe për të qenë garanci që Shqipëria të mos rrëshqasë drejt komunizmit.

Harrojeni! Ne do të na keni gjithmonë përballë. Sa herë që mbroni Belindën, Agasin apo këdo tjetër, ne do të jemi aty: në protestë dhe në betejë politike, në krah të qytetarëve”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet sepse ka vjedhur zgjedhjet dhe ka plaçkitur qytetarët!

Kryetari i PD Sali Berisha gjatë ‘Foltores’ me të rinjtë demokratë tha se, kjo qeveri …