E-Albania u bë gjoja për të lehtësuar, por në realitet është kthyer në një torturë të vërtetë për qytetarët e thjeshtë dhe për bizneset.
Asnjë dokument nuk merr dot, as certifikatën më të thjeshtë se është e bllokuar e-Albania gjithmonë dhe funksionon si karrocë me rrota të thyera.
Arsyeja është një dhe vetëm një, sepse paratë e AKSH, ose thënë ndryshe kopshtit të Kryeministrit dhe familjes se tij, u vodhën dhe u plaçkitën nga lloj lloj horrash e kriminelësh.
Nuk di çfarë justifikimi do ti gjejnë kësaj këta palaçot mediatikë të Ramës, që shkojnë nga studio televizive në tjetrën për të broçkollitur hajvanllëqe për ftesën e Ramës, të Lukashenkos dhe Putinit.
Megjithëse po flas kot me thënë të drejtën se këta turpit nuk ja dinë shtëpinë.
Po ky SPAK-u dini gjë a do ta hedhë ndonjë sy qindra milionë eurot e vjedhura të e-Albanias apo po lexon edhe ai ftesën e Ramaduros.
Gazeta RD