Mesazhet/ Krimi bënte lista deputetësh dhe garanci votash, Balla i garantonte!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një reagimi në Kuvend i ka dhënë përgjigje një deklarate të Taulant Ballës duke publikuar mesazhet e drejtuesit të lartë të rilindjes me bandat kriminale.

Berisha tha se, krimi kërkonte lista deputetësh dhe garanci votash, Tao i garantonte!

Berisha: Në datën 20.02.2020, Target, ose Mario Çela, me të cilin, parafolësi që duhet të ishte sot i dënuar të paktën 40 vite për vrasjet që ka porositur me dokumente, informon PIN-in. Se kishin rënë dakord mes tyre që të mos kërkonin Taos, këtij këtu… të mos i kërkonin… dëgjojeni… bandës.

Asnjë tender publik, se ky merret me tendera… asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin.

Ky mesazh iu përcoll Taos. Dhe i dhanë afat gjer në dhjetor. Dëgjojeni! Është krahu i kartelit të Çelës. Tao iu përgjigj kësaj.

E garanton… a garanton që të gjitha ata njerëz që do të votojnë për ne nëse vendosim në listë ata që donin nga burgu? Dëgjojeni!

Dëgjoni çfarë krimineli është. Ja ku e ka vendin ky.

Prisni! Përgjigja ishte: Po! Ne e garantojmë këtë!

About Redaksia

Check Also

Dokumentat provojnë se Rama është implikuar në vrasje/ Denoncimi i fortë…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke deklaruar se kreu …