Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka kërkuar që marrëveshja e ratifikimit në Parlament për Bordin e Paqes, të votohet pa pa emrin që nxin, Edi Ramën.
Konstatimin Berisha e bazon në faktin se Rama, është zyrtari që nxin Shqipërinë jo vetëm brenda vendit por edhe në arenën ndërkombëtare.
Berisha tha se, presidenti Donald Trump nuk do që t’ia dëgjojë emrin Ramaduros.
Berisha: Ndaj, pse e bëni kështu ju?
Hajde urdhëro, ta votojmë siç duhet, por pa emrin që nxin.
A e morët vesh ju që vetë presidenti tha se në atë listë janë dy- tre emra që nuk dua t’ua dëgjoj kurrë emrin.
Po, e tha, shkoni dhe merreni.
Për kë e kishte fjalën?
Po sigurisht që ai nuk do të dëgjojë Lukashenkos, ai nuk mund t’ia dëgjojë Ramaduros?
A e kuptoni se çfarë ka bërë ky?
A e kuptoni që në një samit ndërkombëtar ku i lejoi vetes të tallet me të vetëm për t’iu servilos Makronit?
A e kuptoni ju se nuk mund të tallesh kurrë në një samit ndërkombëtar me asnjë burrë shteti aty të vendeve të lira?
Kurse ky xhokatar dilte prej atje dhe ua thoshte edhe medieve.
U bë interesant ky, Palloshi i Belindës…
Gazeta RD