Nga Adriana KALAJA
Faktet penale janë kokëforta për Irenën me 3 mbiemra….
Pasi vrasësit me pagesë përgjatë këtyrë ditëve, shkumuan dukë bërë gati skenën e krimit, nuk mund të mungonte me prezencën e saj, porositësja dhe pagatorja e këtyre krimeve të rënda kundër Shtetit Ligjor të së Drejtës.
Vetë, Irena me 3 mbiemra.
Çfarë thanë vrasësit me pagesë dhe së fundmi edhe vetë Irena me 3 mbiemra në “ankimin” në KLGJ?
- Se nuk ishte lejuar padrejtësisht të kalonte kufurin me vizë të rregullt, ndërkohë provat poshtë, vendimet e dy Gjykatave të Janinës, flasin qartë për falsifikim vize dhe vule në pashaporte.
- Se nuk kishte dijeni për hetimin dhe gjykimin, ndërkohë sipas vendimeve të mëposhtme të Gjykatës Administrative të Athinës dhe asaj të Janinës, KËRKUESE, eshtë vetë Irena me 3 mbiemra.
- Se prokura e mëposhtme tregon se:
- Ishte në dijeni për dy ekspulset, dhe se Irena me 3 mbiemra, e gënjeu prap sot KLGJ.
- Data në prokurorë është 31.03.2003, pra para se të fliste media në mars 2024 e vijim, dhe se Irena me 3 mbiemra gënjen edhe kur gënjen.
- Se ndërkohë që bën ankimin në Gjykatën e Athinës, pra ka qenë në dijeni të hetimit dhe gjykimit, është Gjykata e Athinës që shpall moskompetencën për shkak se vepra penale kishte ndodhur nën juridiksionin e Gjykatës së Janinës.
- Se përveç pashaportës në 24.12 2002, fakt për të cilin nuk është lejuar të kalojë në 2003, ka falsifikuar në 3 raste Formularin e Vetëdeklarimit:
- Në kuadratin e një vendimi të formës së prerë nga një shtet i huaj.
- Në kuadratin e dëbimit nga një shtet i huaj.
- Në kuadratin e procedimit penal në një shtet të huaj.
- I gjithë ky falsifikim në mosdeklarim, është kryer në mënyrë vijuese, duke e bërë krim në vazhdim:
- Në vitin 2019 për procesin e Vettingut.
- Në vitin 2022 kur u zgjodh Kryetare e GJKKO.
- Gjatë procesit kundra Z. Sali Berisha (2024).
Ndaj vrasësit me pagesë, sa më shumë të shkumojnë, aq më shumë bindin publikun se kush e ka porositur këtë krim të rëndë kundër Sistemit të Drejtësisë.
Fakti se Irena me 3 mbiemra, është kapur në vigjilje të Festës së Krishtlindjeve, në datë 24.12.2004, tregon se edhe Zoti e ka dënuar.
Ndaj sot, e vetmja këshillë “miqësore”, ashtu si dikur ja dhashë atij që ndodhet te Burgu I Durrësit, por nuk më dëgjoi, është të zgjedhë një avokat të mirë e të bashkëpunojë me drejtësinë, edhe për vepra të tjera penale, se mbase i ulet dënimi.
Mos ti paguajë këta për shoë, por mund ti marë edhe këta “avokatët” që e mbrojnë si klientët e tyre, që Irena me 3 mbiemra po i gjykon
PS: Nuk e di çfarë lidhje ka dhe pse më vijnë shumë sms, ku më thonë se Irena me 3 mbiemra po gjykon edhe investitorin strategjik Pëllumb Gjoka!?




Gazeta RD