Pse Ivanka Trump zhduku të gjitha fotot?/ Loja Rama-Soros për të bërë pis Presidentin Trump

“RD”

Nga mbërritja e Ivanka Trump në Shqipëri dhe deri në momentin e largimit të saj u shkrepën foto të shumta, por ajo që të binte në sy ishte fakti se asnjë foto nuk ishte zyrtare. Të gjitha fotot qarkullonin nga “paparacët” e Ramës që e kapnin vajzën e Presidentit Trump ose në largësi ose fshehtas. Edhe në foton e shpërndarë nga Rama kur e priti në Kryeministri nuk doli asnjë foto zyrtare. Po ashtu vajza e Presidentit amerikan në asnjë moment nuk u shoqërua nga diplomatë të Ambasadës amerikane duke e bërë të qartë se kjo vizitë ishte jashtë kornizave zyrtare.

Ivanka Trump nuk postoi asnjë foto as me 60 arkitektët, që sipas propagandës së regjimit kishte sjellë me vete, por as edhe me Ramën. Ajo i zhduku të gjitha këto foto duke mos lënë asnjë gjurmë mbi vzitën në Vlorë dhe Tiranë, ndërsa postoi vetëm një foto të natyrës shqiptare në rrjetet sociale.

Po pse nuk postoi asnjë foto me Ramën kur ky i fundit deklaroi në Parlament se “kishte marrë porosi nga Presidenti Trump që të kujdesej për të bijën dhe të mos ishte pjesë e themeluesve të “Bordit të Paqes”? Kush ja ndaloi Ivanka Trump të publikojë fotot me spiunin e Soros? Po vetë Ramës kush ja ndaloi që të bënte foto zyrtare me Ivankën dhe ti ndante këto foto me opinionin?

Loja e Ramës dhe Soros në fakt është gjetiu. Përmes kësaj vizite të konsideruar private synohet të bëhet pis Presidenti Trump. Ivanka Trump, sikurse tregojnë fotot e “paparacëve” të Ramës ka qenë përgjatë gjithë kohës e përgjuar nga regjimi.

Mesazhi poltik që Rama dha në Parlament në lidhje me këtë vizitë është në fakt një kurth që Rama dhe Soros po i ngrenë Presidentit Trump në të ardhmen në Uashington.

Mbi bazën e këtyre fotove të “paparacëve” si dhe mesazhin politik të Ramës në Parlamet mund të ngrihen në të ardhmen e afërt akuza ndaj Presidentit Trump për ta akuzuar atë se vendimmarja politike e tij është e kompomentuar nga vizitat private të bijës së tij. Mund të ngrihen akuza ndaj Trump për një vendimmarrje politike të korruptuar, dhe dëshmitari në këtë rast do të ishte spiuni i Soros në Tiranë.

Pra, regjimi i Tiranës në bashkëpunim me kundërshtarët politik të Trump në Uashington kanë përgatitur terrenin për të ngritur akuza të ndryshme ndaj tij duke u bazuar tek faktet që i ka dërguar atyre spiuni i Soros në Tiranë.

Ivanka Trump ka rënë në kurthin e Ramës dhe kundërshtarëve politikë të babait të saj.

About Krye Redaktor

Check Also

Shkrimi i CNN/ Pse Ivanka Trump u largua nga politika dhe u shkëput nga fushata elektorale e babait të saj

“CNN” Ivanka Trump , gjatë gjithë jetës së saj ka punuar për babanë e saj, …