Berisha: Në udhëtimin tonë epik ne u provuam shqiptarëve dhe botës se jemi të pamposhtur!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në protestën madhështore falënderoi shqiptarët që i janë bashkuar thirrjes së opozitës për tu tubuar sot tek kryeministria.

Berisha tha se, në udhëtimin tonë epik, ne u provuam shqiptarëve dhe botës se jemi të pamposhtur dhe se sot në kilometrin e fundit jemi më të fortë, më të vendosur se kurrë në ekzistencën tonë.

Berisha: Në udhëtimin tonë epik, ne u provuam shqiptarëve dhe botës se jemi të pamposhtur dhe se sot në kilometrin e fundit jemi më të fortë, më të vendosur se kurrë në ekzistencën tonë.

Me punë, me vështirësi, me sakrifica, me presione të shumëllojta, por sot jemi mbledhur masivisht në këtë protestë madhështore, secili nga ne duhet të rikujtojë ato që në realizuam së bashku me qëndresën tonë, me mbrojtjen e të vërtetave që besojmë gjatë kësaj opozite të vështirë.

Në këtë udhëtim, duke qëndruar të palëkundur dhe sy më sy me narkoshtetin, në mbrojtje të të vërtetave tonë, të vlerave të lirisë, ne siguruam 7 rezoluta ndërkombëtare të të gjitha partive të spektrit tonë, që qeverisin vendet më të lira, më të fuqishme të planetit dhe që de facto e kaluan PD-në nga forca politike më e izoluar në opozitën me mbështetjen më të madhe në arenën ndërkombëtare.

7 rezoluta që damkosën para shqiptarëve dhe botës Ramaduron si armikun më të egër të pluralizmit politik dhe të shqiptarëve.

Narkodiktatorin që ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, si kryeministrin që plaçkit dhe grabit i papërmbajtur qytetarët shqiptarë.

Si Çubrilloviçin e spastrimit të heshtur etnik të shqiptarëve nga Shqipëria.

Duke vërtetuar kështu se PD është jo vetëm parti e qendresës së pamposhtur, por njëherëzi parti e realizimit të të pamundurave për kombin shqiptar.

Parti e vizionit të sotëm dhe të ardhëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Të dashur miq, në udhëtimin tonë të vështirë, ne vazhduam punën për të përmbushur një tjetër premtim që u dhamë shqiptarëve, mbrojtjen e votës.

Dhe falë punës tuaj të ndershme me vetëmohim, falë dokumenteve tona, falë përkushtimit dhe persistencës, arritëm që raporti ndërkombëtar i OSBE/ODIHR sot është dokumenti, ligji ndërkombëtar që faktoi se Edi Rama shndërroi zgjedhjet e vitit 2025 në një farsë të shëmtuar elektorale.

Përpjekjet e lobimit të tij korruptiv për të parandaluar këtë raport, dështuan plotësisht.

Miq, jo vetëm kaq, por ne në fakt këto vite u përballëm si asnjë opozitë tjetër në Europë, jo vetëm me një qeveri autoritare, por edhe me një qeveri organizatë kriminale, të kryesuar nga Ramaduro i Europës, dhe de facto e drejtuar nga klanet më të rrezikshme, më të fuqishme të marijuanës, kokainës në Europë dhe në botë.

Miqtë e mi, ne u përballëm këto vite me sundimin e drogës, me urdhrat, vendimmarrjet e saj, ne u përballëm me një propagandë që në 24 orë mashtron, trillon dhe manipulon shqiptarët.

Ne u përballëm me një sundim të medieve nga narkoqeveria që po adaptojnë një censurë të tmerrshme ndaj opozitës.

Ne u përballëm me glorifikimin e të keqes, demonizimin e të vërtetës, demonizimin e opozitës.

U përballëm me një qeveri kriminale që vjedh miliarda e miliarda euro nga taksat dhe pasuritë publike, dhe vjedhjet e saj i shndërron në vota, votat i shndërron në vjedhje të reja.

Miqtë e mi, nuk e bëj pa qëllim këtë rikujtesë të viteve të fundit, por e bëj se pas kësaj maratone të gjatë, opozita ka arritur tani pikërisht në kilometrin e fundit, përpara triumfit të saj dhe këtu nuk do kishim arritur kurrë pa bërë punën që kemi bërë, pa arritjet që përmenda, pa pasur si parti të vërtetë opozitare PD-në, pa mbështetjen ndërkombëtare që kemi sot, pa dokumentet që faktojnë farsën elektorale, misioni ynë shpëtimi i Shqipërisë do mbetej thjesht një aspiratë, pa mundësi reale për t’u konkretizuar.

Ndaj dhe njëherë të dashur demokrate e demokratë, nuk jemi kurrë aty ku ishim, nuk jemi më në rrugë pa krye, nuk jemi në mjegullnajë, por jemi në kilometrin e fundit, jemi në agun e triumfit tonë.

Sot, shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se Edi Rama nuk ikën me farsë zgjedhore.

Sot, shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se diktatura nuk ikën me votë, por ato ikin, shemben me revoltë dhe vetëm me revoltë popullore.

Ja ku jemi ne sot.

About Redaksia

Check Also

“Janë kryengritësit e lirisë”/ Reagon Berisha: Lebetitën Ramaduron dhe kalbësirën rilindje

Kryetari i PD, Berisha i është përgjigjur Ramës që i quajti protestuesit si “jashtëderdhje” duke …