Berisha: Nuk do të ndalemi gjer në rrëzimin e Ramës!

I pyetur nga gazetarët nëse protesta e arriti qëllimin e saj, lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh se, ky qëllim u arrit plotësisht.

Ndërkaq, ai tha se, protesta e radhës dhe mënyra se si do të jetë, do të njoftohet.

Pjesë nga fjala e kreut te PD, Sali Berisha:

Enkel Xhangoli, KlanNews: Zoti Berisha, a e arriti qëllimin protesta sot?

Sali Berisha: Plotësisht. Beteja me diktaturën nuk është një ndeshje futbolli, jo.

Mos e merrni kështu.

Beteja me diktaturën është një qëndresë e vazhdueshme.

Është një betejë e pandërprerë.

Është një betejë, të cilën të pamposhturit opozitarë, ata që bëjnë të pamundurat, të mundshme, do ta fitojnë.

Enkel Xhangoli, KlanNews: Protesta e radhës kur do jetë?

Sali Berisha: Do e njoftojmë protestën e radhës dhe variantet e saj.

Por ne tani jemi në fushë betejë dhe absolutisht nuk ndalemi gjer në rrëzimin e tij.

About Redaksia

Check Also

Rama me armë kimike ndaj protestuesve/ Përdorimi i gazit të skaduar kthehet në “Toksik Vdekjeprurës”

Bardh SPAHIA Përdorimi i gazit të skaduar është akt kriminal dhe tentativë për helmim masiv! …