Ramën nuk e pranuan në firmosjen e Bordit të Paqes, prandaj erdhi në parlament për të bërë avokatin e Lubisë

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij në protestën madhështore në bulevard, se Edi Ramën nuk e pranuan në sallën ku u firmos Bordi i Paqes, një nismë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“E patë ju vetë, një javë të tërë, Edi Rama krekosej me një ftesë formale që Edi Rama u kishte bërë vendeve partnere për Bordin e Paqes. E patë se si Edi Rama e përdori atë ftesë sikur ishte arkitekti i bordit, sikur ishte themeluesi.

Por çfarë ndodhi? Ndodhi që në mbledhjen themeluese të bordit, aty ku u firmos Bordi i Paqes në Davos, Edi Ramën nuk e pranonte salla”, theksoi Berisha.

Berisha: Sot, shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se Edi Rama kryeson organizatën kriminale më të rrezikshme në Europë.

Sot, shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se Ramaduro është kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

Sot, shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se Palloshi i Lubisë është pengu i saj.

Sot, shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se Ergys Agasi është Rama i errësirës dhe se Mirlinda e AKSHI-t është simotër siameze e Lindës së Surrrelit.

Sot, shumica e shqiptarëve po e kuptojnë se Rama ka bllokuar drejtësinë për të mbrojtur veten, familjarët e tij, pasi ka vjedhur jo miliona, por miliarda.

Sot, shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se kryehajduti i shqiptarëve nuk ikën nga drejtësia, por ai përmbyset nga zemërimi, revolta dhe vetëm revolta juaj.

Mirëpo nëse sot gjendemi në kilometrin e fundit të opozitës tonë, përveç arritjeve tona të deritanishme, edhe për një arsye tjetër, ne do triumfojmë.

Dhe kjo arsye është kriza e thellë që Edi Rama po kalon me narkoshtetin që po i shembet përsipër.

E patë ju vetë, një javë të tërë, Edi Rama krekosej me një ftesë formale që Edi Rama u kishte bërë vendeve partnere për Bordin e Paqes.

E patë se si Edi Rama e përdori atë ftesë sikur ishte arkitekti i bordit, sikur ishte themeluesi.

Por çfarë ndodhi?

Ndodhi që në mbledhjen themeluese të bordit, aty ku u firmos Bordi i Paqes në Davos, Edi Ramën nuk e pranonte salla.

Edi Rama gjendej në parlament duke bërë avokatin e Lubisë, duke ulëritur, duke sharë si ordiner opozitën.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë në Kongresin amerikan: Skandali i AKSHI-t rrezikon sigurinë e SHBA! Duhet qeveri teknike!

Disa javë pasi Kongresi amerikan zhvilloi një seancë dëgjimore ku u ngrit shqetësimi për çështjen …