Mirmëngjesi nga Republika e Irenave me 3 mbiemra! Kalaja nxjerr dokumentat që rrëzojnë gjyqtaren e regjimit

Nga Adriana KALAJA

Ndërkohë që Irena me 3 mbiemra mohon të ketë dijeni për dëbimin dhe dënimin nga autoritetet greke, dokumenti i mëposhtëm, paraqet jo vetëm dijeninë, por edhe vullnetin e saj, për të caktuar avokat (foto 1).
Ky fakt, jo siç u pretendua dje në gënjeshtrën e rradhës para KLGJ, se pajtova avokat pasi e bënë publike mediat (për herë të parë në mars 2024 nga Ta Nea), por që pas ekspulsit të dytë, datë 13 shkurt 2003.
Për të qenë më e qartë:
1. Në 24.12.2002, irena me 3 mbiemra mer ekspulsin e parë për shkak se në pashaportën e saj, autoritetet kufitare, gjeten FALSIFIKIM VULE DHE VIZE (faqe 17 e pashaportës sipas vendimit penal dhe administrativ).
2. Në 13.02.2003, mer ekspulsin e dytë, për shkak të procesit të hapur lidhur me ekspulsin e parë datë 24.12.2002.
3. Kjo ishte arsyeja që në datë 31.03.2003, lëshon prokurë për avokatin grek, bashkë me “bashkëshortin” Stefanaq Gjoka.
Pra, jemi në datë 31.03.2003.
Përpos veprave penale të tjera, KLGJ (duhet ta bënte KPK, ndaj janë kallëzuar nga unë), duhet t’a shkarkojë Irenën me 3 mbiemra, se ashtu siç e ka deklaruar në dokumentat e vettingut, bashkëjetesa me Stefanaqin ka filluar në 2005????? dhe, sipas çertifikatës së martesës (dhe formularëve të ILDKPKI), martesa është lidhur në vitin 2006 (foto 2).
Atëhere, pse e quan “bashkëshort” Irena me 3 mbiemra Stefanaqin (sot e ka Stefan), ndërkohë ai rezultonte i martuar me dikë tjetër?
Pse është e detyruar Irena me 3 mbiemra që të falsifikojë një dokument të tillë, ndërkohë Stefanaqi ishte “shofer” i saj?
Siç lehtësisht vihet re, martesa është bërë në vitin 2006, pra edhe një tjetër falsifikim (foto 3).
Për të mos folur për kontratën e qirasë të vitit 1996 (foto 4), lidhur midis Stefanit dhe vëllezërve të Irenës me 3 mbiemra, një kontratë fund e krye në falsifikim pasi:
1. Është një kontratë e lidhur në vitin 1996 me “kompjuter”, ndërkohë që, kompjuterat filluan të përdoreshin në vitin 2001 e vijim.
2. Shuma e vendosur në kontratën që dukshëm nga një ekspert i fushes e kupton që është bërë enkas për procesin e vettingut (foto 4), është 800,000 lekë të vjetra, kur në 1996 me 800 mijë lejë të vjetra blihej një fabrikë (150 mijë ishte maksimumi i çmimit të një apartamentit 3+ 1 në blerje).
Të gjitha këto falsifikime të mësipërme, jo vetëm që nuk janë evidentuar nga institucionet përgjegjëse se, i duhej Irena me 3 mbiemra, si kamikaze në sulmin ndaj Z. Sali Berisha, Opozitës dhe krerëve të tjerë të saj, por edhe pas denoncimit të bërë në vijimësi me prova, vijohet amnistimi i saj.
I paligjshëm dhe i pamoralshëm në fakt.
Mjafton fakti që është shkelur shtylla e integritetit të figurës morale nga Irena me 3 mbiemra, kur deklaronte “bashkëshort” dikë që ishte bashkëshorti i dikujt që Irena me 3 mbiemra, i kishte marë edhe para “borxh” (përveç se bashkëshortin), jemi përpara rastit kur nuk plotësohen kushtet për të qenë gjyqtare.
Pse nuk ka ndodhur kur të gjitha provat kanë qenë në KPK (shkalla e parë e vettingut), por janë depozituar nga unë edhe në SPAK, ILD, KPA dhe Prokurorinë e Përgjithshme?
Se “fajin” vijon ta ketë Saliu 😉
Edhe kur Irena me 3 mbiemra, megjithëse e kishte të ndaluar 10 vite hyrjen në vendet Shengen, në vitin 2004 lind djalin në shtetin italian, fakt që vërtetohet nga çertifikata e lindjes, e që fatkeqësisht nuk është hetuar nga institucionet, të cilat në kor, janë rreshtuar në krah të antivlerave.
Gjithsesi,
Secili që paguhet me paratë tona, ka marë përsipër amnistimin e Irenës me 3 mbiemra, e sigurtë që do jetë në krah të saj në bankën e të akuzuarve.
Kurdo që të jetë…..
Unë e mbaj fjalën.
Vijon…….
PS: Ata vrasësit me pagesë që shkumojnë në delir, para se ta mbrojnë të pambrojtshmen dhe gjyqtaren e klientëve të tyre, t’a këshillojnë se edhe mashtrimet e bera në pretendimet para KLGJ, përbëjnë vepër penale.

About Redaksia

Check Also

“Janë kryengritësit e lirisë”/ Reagon Berisha: Lebetitën Ramaduron dhe kalbësirën rilindje

Kryetari i PD, Berisha i është përgjigjur Ramës që i quajti protestuesit si “jashtëderdhje” duke …