Përkujtohet Ismail Qemali, Leskaj vlerëson figurën dhe kontributin historik!

Përkujtohet të Ismail Qemalit në Vlorë, në një ditë që solli jo vetëm homazhe për Atin e Pavarësisë, por edhe reflektim qytetar mbi realitetin e sotëm të vendit.
Përfaqësues të Partisë Demokratike, mes tyre deputeti i Vlorës Bujar Leskaj, kryetari i degës së PD-së Vlorë Hysni Sharra, si dhe anëtarë e simpatizantë të kësaj force politike, vendosën kurora me lule në varrin monumental të Ismail Qemalit.
Në fjalën e tij, deputeti Bujar Leskaj vlerësoi figurën dhe kontributin historik të Ismail Qemalit, duke e cilësuar atë si shtetarin që vendosi interesin e kombit mbi interesin personal. Sipas Leskajt, Ismail Qemali mbetet një model i përjetshëm i drejtimit të ndershëm dhe i përgjegjshëm të shtetit.
Leskaj theksoi se nëse Ismail Qemali do të ishte gjallë sot, nuk do të ishte krenar për Shqipërinë aktuale, e cila sipas tij është e mbërthyer nga korrupsioni, abuzimi me pushtetin dhe elementë të diktaturës.
“Kanë kaluar 107 vite nga 24 janari i vitit 1919, kur Ismail Qemal Vlora, Ati i Kombit shqiptar, themeluesi i shtetit dhe babai i Pavarësisë, kaloi në përjetësi, duke hyrë në panteonin e lavdisë shqiptare dhe në altarin e pavdekshëm të heronjve të shtetit shqiptar.

Ismail Qemali ka qenë, është dhe do të mbetet një personalitet i padiskutueshëm i Rilindjes Kombëtare. Ai ishte dhe mbetet një figurë e rrallë e kombit shqiptar, që finalizoi përpjekjet shekullore dhe luftërat e shqiptarëve për liri dhe pavarësi, duke shpallur Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorën e tij të dashur. Ai jo vetëm e realizoi Pavarësinë, por hodhi themelet e shtetit shqiptar.
Emri i tij i vërtetë është: Nëntor 28!
Më 24 janar 1919, Ismail Qemal Vlora kaloi në përjetësi për të hyrë e qëndruar përgjithmonë në altarin e pavdekshmërisë së kujtesës sonë kombëtare, si personaliteti më i shquar shtetëror, diplomatik dhe shoqëror i lëvizjes kombëtare shqiptare, Babai i Pavarësisë dhe Themeluesi i shtetit shqiptar më 28 Nëntor 1912, figura më e dashur dhe karizmatike e shqiptarëve.
Te Ai bashkohen në një: Njeriu, Shtetari dhe Pavdekësia.
Kryevepra e tij mbetet Themelimi i Shtetit Shqiptar, sepse Ismail Qemal Vlora kurrë nuk i keqpërdori ndjenjat kombëtare për interesa politike dhe bëri atë që pakkush mund ta bënte: shpalli Pavarësinë.
Ai është politikani i parë shqiptar që vuri Shqipërinë mbi egon personale, mirësinë, tolerancën dhe dashurinë mbi keqkuptimet; themeloi debatin publik dhe institucionin e dorëheqjes, edhe pse nuk e meritonte të largohej.
Emri i Ismail Qemal Vlorës është shkruar me gërma të arta në kujtesën tonë kolektive si Babai i Pavarësisë dhe Themeluesi i shtetit shqiptar. Ai mbetet protagonisti kryesor i përpjekjeve kolosale politike dhe diplomatike në kancelaritë e Evropës, për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në historinë e popullit shqiptar, emri i Ismail Qemal Vlorës do të mbetet përgjithmonë i shënuar si Ati i Kombit.
Dhe për kryeveprën e tij, Shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, populli shqiptar këndon me krenari:“Emri i tij i vërtetë është Nëntor 28!”, u shpreh Leskaj.

About Redaksia

Check Also

“Janë kryengritësit e lirisë”/ Reagon Berisha: Lebetitën Ramaduron dhe kalbësirën rilindje

Kryetari i PD, Berisha i është përgjigjur Ramës që i quajti protestuesit si “jashtëderdhje” duke …