“Reuters” jehonë revoltës në Shqipëri/ “Bomba molotov kundër korrupsionit të qeverisë, Balluku…”

“Reuters”

Protestuesit në Tiranë hodhën bomba molotov në ndërtesën qeveritare ku ndodhet zyra e Kryeministrit Edi Rama të hënën, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë pasi prokurorët ngritën padi ndaj zëvendëskryeministres për korrupsion të dyshuar.
Tensionet politike në Shqipëri janë përshkallëzuar në javët e fundit pasi u bënë akuza kundër zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Së bashku me disa zyrtarë dhe kompani private, ajo është akuzuar për përdorimin e fondeve shtetërore për të favorizuar disa kompani në projekte të mëdha infrastrukturore.
Ajo iu referua akuzave në parlament muajin e kaluar si “shpifje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra” dhe deklaroi se do të bashkëpunonte plotësisht me gjyqësorin.
Zyra e Prokurorisë Speciale, e ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka kërkuar që parlamenti të heqë imunitetin e Ballukut këtë javë dhe të lejojë arrestimin e saj. Nuk është e qartë se kur pritet të votojë parlamenti, ku partia qeverisëse e Ramës mban shumicën.
Ndërsa protestuesit hodhën bomba molotov të hënën, policia me pajisje kundër trazirave mbrojti ndërtesën qeveritare, por nuk i shtyu protestuesit.
“Mjaft kemi duruar sepse bëhet fjalë për dhjetëra e qindra miliona euro të vjedhura, dhe ajo nuk po jep dorëheqjen. Kjo është e turpshme”, tha protestuesi Arben Sulo.
Balluku drejton gjithashtu Ministrinë e Infrastrukturës, e cila menaxhon qindra miliona euro në projekte të tilla si rrugë, ura dhe tunele.

About Krye Redaktor

Check Also

Asnjë çudi nga Drejtësia me Regji!

Nga Ilir META Edhe kur Shqipëria nuk ishte anëtare e Këshillit të Europës, funksionarët publikë …