Bizneset protestojnë para bashkisë Durrës: 6 vite pas tërmetit, ende kemi ngelur rrugëve!

Disa përfaqësues të bizneseve në Durrës kanë zhvilluar sot një protestë para Bashkisë së qytetit. Ata kanë ngritur shqetësimin për mungesën e përgjegjësisë dhe transparencës nga Bashkia, duke theksuar se prej gjashtë vitesh pas tërmetit nuk kanë marrë asnjë zgjidhje për objektet e tyre të dëmtuara.

Një prej qytetarëve tha se pallati ku ushtronin aktivitetin ishte ndërtuar rreth viteve 2001-2002 dhe se bizneset kishin ndjekur të gjitha rregullat ligjore, duke qenë të pajisura me licencë.

Pas tërmetit, objekti u shkatërrua dhe ata u detyruan të zhvendosen në ambiente me qira, pa marrë bonus qeraje apo ndihmë nga bashkia.

“Ky pallat është i ndërtuar rreth viti 2001-2002. Kemi ndjekur të gjitha rregullat ligjore.

Kemi qenë biznese të pajisura me licensë, pasi ndodhi tërmeti u shkatërrua çdo gjë. Kemi ardhur sërish në bashki, kemi kërkuar mos merrnin bonus qeraje dhe nuk na është dhënë.

Nga komuna dhe bashkia na është thënë dorëzoni dokumentet, se në momentet që do rindërtohet objekti do merrni sërish ato që kemi pasur.

Kemi qenë në ambiente me qera, kemi rezistuar deri tani. Tani në Bashki nuk na jepet asnjë informacion, jemi 5 biznese që kemi ngelur rrugëve”, tha një nga protestuesit.

About Redaksia

Check Also

Nën hetim nga SPAK, jep dorëheqjen Dallëndyshja

Dallëndyshe Bici ka dhënë dorëheqjen nga detyra si kryeinspektore e IKMT-së, mes zhvillimeve të fundit …