Dështimi i drejtësisë/ Ministri: Fajin e kanë qytetarët, ankohen shumë në gjykatë!

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari dhe kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, kanë pranuar dështimin e reformës në drejtësi.

Pasi tashmë nuk i ka mbetur më asnjë justifikim, Sadushi u dorëzua dhe pranoi se vonesat në dhënien e drejtësisë rrezikojnë të cenojnë besimin e qytetarëve dhe të kthehen në padrejtësi.

“Drejtësia që vonon rrezikon të kthehet në padrejtësi. Sistemi gjyqësor përballet me një ngarkesë të lartë dhe me një stok çështjesh të prapambetura. Kjo sjell vonesa, që nuk janë vetëm çështje statistike. Janë qytetarë që presin, çështje që zvarriten dhe marrëdhënie juridike që mbeten pezull. Prandaj kërkohet menaxhim, disiplinë dhe përparësi të qarta”, u shpreh Sadushi.

Lamallari nga ana tjetër kritikoi funksionimin e drejtësisë së re për shkak të stokut të lartë të dosjeve dhe vonesave të zgjatura në gjykata, duke i cilësuar ato si “mohim të drejtësisë përmes vonesës”.

Për Lamallarin, fajtor për numrin e madh të dosjeve janë qytetarët të cilët ankohen shumë në gjykatë! Të paktën kështu lë të kuptuar nga deklarata e tij ku kërkon përdorimin më aktiv të ndërmjetësimit, duke u bërë thirrje gjyqtarëve që të orientojnë palët drejt pajtimit dhe zgjidhjeve jashtëgjyqësore.

About Redaksia

Check Also

Sërish për Irenën me 3 mbiemra…

Nga Adriana KALAJA Ashtu siç Jua kam bërë me dije, në vijim të informacioneve të …