Zhupa: Mbyllja e Kadastrës në Vlorë, akt antikushtetues dhe goditje ndaj qytetarëve!

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar ndaj vendimit për mbylljen e Zyrës së Kadastrës në Vlorë dhe transferimin e saj në Tiranë.

Zhupa duke e cilësuar këtë akt si arbitrar, të paligjshëm dhe thellësisht antikushtetues. Sipas saj, ky është një precedent i rrezikshëm që shkel çdo parim të funksionimit të administratës publike.

Reagimi

Mbyllja e Zyrës së Kadastrës në Vlorë dhe transferimi i saj në Tiranë është një vendim arbitrar, i paligjshëm dhe thellësisht antikushtetues. Një akt i pabazuar në ligj që shkel çdo parim të funksionimit të administratës publike.

Kjo mbyllje e menjëhershme synon centralizimin abuziv të shërbimeve, duke krijuar terren për korrupsion, vonesa të qëllimshme dhe pengesa artificiale për qytetarët e Vlorës.

Ky vendim:

largon shërbimet nga qytetarët

cënon parimin e dekoncentrimit dhe decentralizimit

dëmton rëndë aksesin në informacion

detyron punonjësit të dorëzojnë marrëdhëniet e punës për shkak se nuk do udhëtojnë çdo ditë nga Vlora në Tiranë dhe anasjelltas.

Ligji nr. 90/2012 e thotë qartë: shërbimet publike duhet të jenë pranë qytetarëve, jo të mbyllen me urdhra okulte nga Tirana.

Ky akt përbën një precedent të rrezikshëm dhe një goditje të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve të Vlorës.

Ai duhet të shfuqizohet menjëherë, ndërsa firmëtarët duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe administrative për këtë vendim të paligjshëm dhe të dëmshëm.

Shërbimet publike nuk janë pronë private e askujt. Ato janë detyrim kushtetues ndaj qytetarëve.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Dhuna e Ramës është shenja e fundit e një narkoshteti në rënie! Ne nuk trembemi!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi duke folur në ‘Foltoren’ tek kryeministria theksoi rolin historik të …