Gjykata liron 19 protestuesit e 24 janarit, Avokatja: Arrestimet e paligjshme! S’kishte asnjë provë!

Gjykata e Tiranës liroi sot nga qelia me masën ‘detyrim paraqitje’ 19 qytetarët e arrestuar pas protestës së 24 janarit të thirrur nga opozita para kryeministrisë.

Megjithëse për 5 prej tyre prokuroria kërkoi arrest në burg dhe për 5 të tjerë arrest në shtëpi, togat e zeza i liruan të gjithë të rinjtë me masën detyrim paraqitje.

Image

Protestuesit e arrestuarit, liruar nga gjykata

Ergi Shkurta
Ervis Mirashi
Ardian Toli
Sali Saraci
Besnik Bali
Leonard Xhabexhiu
Rei Hasku
Alket Toska
Edison Huli
Blendi Spaho
Elton Hoti
Roni Bizhoti
Hamza Cani
Tomas Koja
Ardian Lici
Anduel Lleshi
Anastas Mema
Alan Lika
Klodian Bajrami

Image

Avokatja Eda Grimçi tha se arrestimet ishin të paligjshme.

“Pasi u njohëm me dosjet, pamë që nuk kishte asnjë provë ndaj tyre. Bëhej fjalë për prova të marra nga pamje filmike, që nuk kishin lidhje me të arrestuarit. Por edhe kjo ishte vetëm për 5 raste, për 14 raste të tjera nuk kishte as pamje filmike, as foto, por kishte vetëm një raport shërbimi ku në një rast firmosin 4 oficerë policie dhe në një rast 7 vetë dhe këto konsideroheshin si provë. Por këto nuk mund të konsiderohen të tilla, pasi në një vendim të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut kundër Shqipërisë, ka saktësuar se masat nuk duhet të tejkalojë faktin dhe në asnjë rast nuk mund të konsiderohet e ligjshme, dhe nuk mund të kërkohet ‘arrest me burg’ kur nuk ka asnjë provë që fakton veprimin konkret. Bëhej fjalë për dyshime’, theksoi avokatja Eda Grimci në deklaratën para gjykatës”, tha Grimçi.

Edhe deputeti Klevis Balliu i quajti akuzat shpifje. Ai tha se arrestimet masive ndodhën për të frikësuar qytetarët por paralajmëroi se protestat e ardhshme do të jenë edhe më të forta.

“Arrestimi i patolerueshëm, kriminal, terrorist, i një 10 vjeçari i cili u mor zvarrë nga 5 narkopolicë të Ilir Prodës, që është një turp për Policinë e Shtetit dhe gjithë shtetin, faktoi përfundimisht se këta të kapur nga frika që i ka pllakosur, nuk dinë më çfarë bëjnë aq sa shoqëruan dhe arrestuan edhe një njeri të vetin, që ishte pjesë e strukturave të PS-së. Sepse këta nën frikën e sovranit nuk shikojnë më nga sytë. I garantoj se për dhunën dhe gazin e hedhur në rrugët e Tiranës, ata do të mbajnë përgjegjësi direkte”, deklaroi Balliu.

Seanca

Seanca u ndoq nga afër nga deputetët e Partisë Demokratike dhe qytetarë të shumtë që kishin mbërritur për mbështetje

Belind Këlliçi dhe Besart Xhaferri denoncuan dhunën policore teksa paralajmëruan se po përgatisin kallëzim penal për veprimet e policisë që dhunuan e arrestuan protestuesit përfshirë edhe të mitur.

Në përfundim të seancës avokati Marash Logu zbuloi skandalin me mashtrimin publik të policisë së shtetit ku tha se mbetën të lënduar 11 efektiv. Ai tha se vetëm 4 punonjës kanë deklaruar vetë se janë të dëmtuar.

Dhuna policore

Opozita ka denoncuar dhunën policore ndaj protestuesve dhe deputetëve ndaj të cilëve u hodh ujë me piper dhe gaz lotsjellës i skaduar.

Ndërkohë, një qytetar u përfshi në incident në gjykatën e Tiranës me avokatët duke i kërcënuar këta të fundit.

About Redaksia

Check Also

Ish-zv.ministri i Arsimit të Ramës denoncon/ 17 milionë euro shkuan në xhepat e Mogherinit

Në kryeqytet, në zonën e njohur si “Qytet Studenti”, ku ndër vite strehohet numri më …