Sot, dita e nderimit të viktimave të Holokaustit

Nga Sali BERISHA

Miq, sot njerëzit e lirë në mbarë botën përulen me nderim të thellë para kujtimit të mbi gjashtë milion viktimave hebrej, të cilët, për shkak të etnisë dhe besimit të tyre, u grinë nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre në plojën më mizore që Europa ka njohur në kohëra.

Ne shqiptarët kemi dy arsye madhore për të kujtuar dhe nderuar më shumë se sa çdo komb tjetër viktimat e Holokaustit.

Së pari, në vitet e gjuetisë më të egër të nazistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre kundër hebrenjve, Mbreti Zog, por edhe qeveritë shqiptare të viteve të luftës, qytetarët e thjeshtë shqiptarë bënë gjithçka kishin në dorë për shpëtimin e hebrenjve nga gjahtarët e tyre xhelatë, duke na lënë kështu një trashëgimi që bën dhe do të bëjë krenar çdo shqiptar.

Së dyti, pas hebrenjve, ne jemi kombi i cili, që nga mesi i shekullit të 19-të e deri në fundin e viteve ’90 të shekullit që kaloi, përjetuam barbari, gjenocide e krime monstruoze kundër njerëzimit nga të huajt dhe regjimi komunist i Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pasluftës së dytë botërore, të cilat, njëlloj si ploja naziste që synonte shfarosjen e hebrenjve, kishin si qëllim spastrimin etnik dhe zhdukjen e shqiptarëve.

Nderim kujtimit të viktimave të Holokaustit dhe të gjithë atyre që, për shkak të etnisë, racës, besimit fetar, bindjeve politike, humbën në kohëra jetën e tyre! #sb

About Redaksia

Check Also

Ish-zv.ministri i Arsimit të Ramës denoncon/ 17 milionë euro shkuan në xhepat e Mogherinit

Në kryeqytet, në zonën e njohur si “Qytet Studenti”, ku ndër vite strehohet numri më …