Tabaku: Pranoni propozimet e PD për Kodin Penal! Ligji i medias jo i konsultuar!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku i bëri thirrje kryeparlamentarit Niko Peleshi nga Kuvendi dhe mazhorancës në sallë, që të hiqen më shumë se 4 projektligje që pranoi grupi i mazhorancës për t’i hequr nga rendi i ditës.

Ajo tha se, ligjet për lobimin, armatimin, median, Kodin penal dhe më gjerë, nuk janë konsultuar, nuk kanë dakordësinë as të opozitës, as të grupeve të interesit dhe as të ndërkombëtarëve.

Tabaku apeloi për kolegët që t’i bashkoheshin propozimeve të PD për ndryshimet në Kodin penal, që kanë edhe dakordësinë e Komisionit Evropian.

“I bashkohem shqetësimit përsa i përket procedurës legjislative, nuk është e mjaftueshme që vetëm 4 ligje të hiqen nga rendi i ditës. Si për shembull ligji për lobimin, nuk është konsultuar. Të gjitha vijnë në minimumin e kohës për kalim në Kuvend dhe kjo nuk është normale, nuk janë diskutuar, as me grupet e interesit.

Ligji për armatimet, gjithashtu është problematik, duhet diskutuar më gjerë dhe duhet kohë. Nuk kanë kryer konsultimin publik dhe unë kam shqetësime edhe nga shoqëria civile. Ndryshimet e Kodit Penal nuk janë diskutuar, sikurse ndryshimet për Ligjin për Mediat, të padiskutuara, të parekorduara, me masa shtrënguese përsa i përket penaliteteve ndaj qytetarët.

Ka nevojë që procesi parlamentar të jetë transparent, gjithpërfshirës, nuk duhet t’i diskutojmë për gjysmë ore këto projektligje. T’i diskutojmë jo vetëm në Komisione, por edhe me grupet e interesit”, tha Tabaku.

About Redaksia

Check Also

Ish-zv.ministri i Arsimit të Ramës denoncon/ 17 milionë euro shkuan në xhepat e Mogherinit

Në kryeqytet, në zonën e njohur si “Qytet Studenti”, ku ndër vite strehohet numri më …