Deputetja denoncon skandalin/ Tuneli i Murrizit është hapur pa u kryer kolaudimi që certifikon sigurinë strukturore

Denisa VATA
Pasi i jam drejtuar me shkresë zyrtare Autoritetit Rrugor Shqiptar për Rrugën e Arbrit, konkretisht për Tunelin e Murrizit, duke ngritur disa pyetje dhe kam marrë këtë përgjigje.
Sipas përgjigjes zyrtare të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tuneli i Murrizit është hapur për qarkullim pa u kryer kolaudimi, një procedurë e detyrueshme ligjore që certifikon sigurinë strukturore, funksionale dhe teknike të veprës. Kolaudimi nuk është formalitet, por është akti përfundimtar që garanton se struktura e tunelit garanton kushtet reale të përdorimit sipas standardeve dhe se vepra nuk paraqet rrezik për jetën e qytetarëve.
Hapja për qarkullim e një tuneli pa këtë certifikim përbën shkelje të procedurave ligjore, tejkalim kompetencash dhe ekspozim të drejtpërdrejtë të qytetarëve ndaj rrezikut.
Mbetet pyetja thelbësore: kush mban përgjegjësi? Autoriteti Rrugor Shqiptar ia hedh përgjegjësinë Ministrisë së Infrastrukturës, ndërkohë që vetë ARRSH është administratori i rrugëve ka detyrimin ligjor të mos lejojë hapjen për qarkullim të një vepre pa kolaudim.
Pse tuneli u hap pa u kolauduar?
Pse u inaugurua nga Kryeministri dhe zv.Kryeministrja Balluku , pa qenë i kolauduar, në një periudhë elektorale?
Këto nuk janë pyetje politike, por pyetje sigurie, ligjshmërie dhe përgjegjësie publike.
Mund të jetë një imazh i amë e biletës dhe teksti që thotë "KUVENDI Nr.243prot. AUTORITETI RRUGOR SHOIPTAR NDERTIMITD EMIRÊMBAJTJES Lenda: Shkresat Kuvendit, nr.4153 prot.. daté 12.2026 dhe KUVENDIT Bulevardi date 18.12.2025 REPUBLIKES vëmëndje: SHQIPÉRISE Tiranë DENISA Demokratike INFRASTRUKTURỄS Rruga përgjigje ENERGJISẼ Tonën prot., prot., 2.2025), lidhur jane percjelle Kuvendit shkresës Shqipčrisë, eputctit për dhënie Tončn dhe dokumentacioni Energjise (MIE), shoqčri Kjo dijeni koncesionare/PPP "Rruga Arbrit" ช miratuar VKM 180, datd Shqipörisë, nga Ministria Infrastrukturës shoqerise "Gjoka nga MIE, e ndiqet dhe Eshte vendosur detajuar korrespondencen körkesat paraqitura Autoriteti Kontraktor ¡përket suaj, informojmë "Tuneli Murrizit", territorit "Rruges Arbrit", segmentq dorezuar ndjekjen procedurave lutemi percilini kerkesat tuaja Autoritetit Kontraktor bashkepunimin, "Rrugës Arbrit". Kozeli"

About Krye Redaktor

Check Also

1 në 6 dëme sigurimesh në rajon paguhet nga SIGAL

Gjatë vitit 2025, SIGAL Insurance Group pagoi mbi 50 milionë euro dëmshpërblime në rajonin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni …