Nga Nefail MALIQI
gazetar në Gjenevë

Dy javë më parë kisha informacione se Edi Rama që pamë dje duke u përqafuar me Natanjun e pas tij edhe me serbin Dodik, paska paguar 15 milionë dollarë për të marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga izralitët, lajm ky të cilin s’e besova.
Kurse sot, të njëjtin Rama po e shoh në një konferencë që po mbahet në Izrael. Poo, nuk thuhet kot se paraja e çon ujin nalt, bile edhe djalin mund ta bëjë hebrej sepse vetëm ajo fe ju mungon në familje, meqë i ka gati gjoja të gjtiha (muslimanë, ortodoks…), kurse Rama as vetë nuk e din se çfarë është, se është si luledielli😀 kah të shkoje ai sillet e pështillet dhe feja për të, si duket është si çorapett që i ndërron çdo ditë… (Rama in Israel: I am Catholic, my wife is Muslim, our two oldest children are Orthodox, and the youngest can become Jewish). A thua kur të shkojë në Kinë, ke do ta bëjë budist? Por nuk ka gjasa për momentin të shkojë as në Pekin e as në Moskë, se i bën vetit sherr dhe e prish punën me Trump që po munodohet me këto lëvize ta rregullojë, t’i përmisojë punët me të…
Sot Edi Rama dhe Mlorad Dodik u përqafua dhe u puth me Ntanajhun, i kërkuar nga Haga për krime dhe Gjenocid, i cili nuk guxoi të vinte në Davos për shkak se do arrestohej nga Zvicra si kriminel lufte. Këto vizita dhe e përqafimet e Ramës me Natanjuhun dhe vizitat e Vuçiçit në manovrimet lufatarake në Moske dhe Pekin, duket se e ka zgjatur rrugëtimin e Shqipërisë dhe Serbisë edhe pas vititi 2030 drejt BE-së…
Çudi, a thua këta janë më të mençurit nga të gjithë liderët e Bashkimit Evropian që këmba e tyre nuk ka shkel në Tel Aviv, në Moske dhe Pekin!…
Pytja tash për analistët shqipatarë, jo vetem e tyre, por edhe SPAK, është se të kujt janë këto para nëse nuk janë të drogës, të popollit?
Nëse vërtetë është paguar kjo shumë, vaj halli për Shqipërinë e shkretë, vendin më të varfër në Evropë!
Tash m’u kujtua pse Natanjahu e shpalli “hero” Ramën kur tha: Rama një mik i madh i popullit hebre dhe i imi, ai përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë…”. Këto fjalë të “ëmbla” si paraja për Edin i kishim dëgjuar më parë edhe për Veliajt e për Ballukun dhe shumë të tjerë ministra të tij që sot gjenden prapa grilave…
Gazeta RD