CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Shtyhet mbledhja e Komisionit të Mandateve për Ballukun

Mazhoranca shtyrë mbledhjen e Komisionit të Mandateve që ishte parashikuar për sot për heqjen e imunitetit deputetes Belinda Balluku.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka njoftuar anëtarët e komisionit që mbledhja është shtyrë pa afat.

Kjo çështje po zvarritet vetëm një qëllim, mbrojtjen e zëvendëses së Ramës e cila është e akuzuar nga SPAK, strukturë e cila ka kërkuar heqjen e imunitetit që ta arrestojë.

Akuzat ndaj Ballukut

Ndryshe nga më parë, kur numri dy i qeverisë ishte e pandehur për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për tenderin loti 4 Unaza e Madhe, SPAK njoftoi më pas se po e heton Belinda Ballukun edhe për disa procedura të tjera, çka e rëndon ndjeshëm pozitën e saj përballë drejtësisë.

“Shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;
“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;
“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;
“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”, thuhet në kërkesën e SPAK ku kërkohry dhe arrestimi i zv. Kryeministres.

About Redaksia

Check Also

Berisha në Strasburg: Narkoshteti dhe partia-shtet po shkatërrojnë zgjedhjet në Shqipëri!

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha deklaroi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të …