Protesta e kamionistëve, bllokohet qarkullimi i mallrave në Qafë Thanë

Protesta e kamionistëve ka sjellë bllokimin e qarkullimit të mjeteve të transportit të mallrave në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, në kufi me Maqedoninë e Veriut, për të tretën ditë radhazi.

Asnjë kamion nuk lejohet të hyjë apo të dalë nga territori shqiptar, me përjashtim të mjeteve që transportojnë ilaçe, kafshë të gjalla, municione apo armë, për arsye emergjente dhe sigurie.

Ky veprim vjen në kuadër të grevës së përbashkët të kamionistëve nga katër shtete të Ballkanit, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina si dhe Serbia.

Kamionistët protestojnë kundër kufizimeve ditore të qëndrimit dhe qarkullimit në vendet e zonës Schengen, të cilat, sipas tyre, dëmtojnë rëndë aktivitetin dhe të ardhurat e tyre.

Autoritetet maqedonase kanë shprehur mbështetje për shqetësimet e transportuesve dhe po kërkojnë zgjidhje, ndërsa protesta pritet të ketë ndikim të ndjeshëm ekonomik në rajon.

About Redaksia

Check Also

Ramës i anullohen të gjitha takimet në Asamblenë Parlamentare të KiE, deklarata…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët dha detaje nga vizita …