Rama nuk shpëton!

Gazment BARDHI

Pasi kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke e shndërruar qeverinë në zyrë avokatie të të pandehurës Balluku, si dhe pasi prej 6 javësh zvarrit kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e të njëjtës së pandehur, ky është sulmi i rradhës i Edi Ramës në luftën që tashmë i ka hapur publikisht sistemit të drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme.

Por, përpjekja e Edi Ramës për të intimiduar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëpërmjet ‘inspektimeve të deputetëve’, ka marrë refuzimin e prerë nga SPAK, e cila të ashtuquajturat ‘vizita monitoruese’ i konsideron në kundërshtim me ligjin dhe në cënim të pavarësisë kushtetuese të institucionit.

E ka të kotë! Asnjë intimidim ndaj SPAK nuk e shpëton dot nga përgjegjësia përpara ligjit Edi Ramën, Belindën dhe Linda-t e tij të korruptuara.

About Redaksia

Check Also

Pakti i dështuar për universitetin

Nga Alvi Musaraj Në Shqipëri, “Pakti për Universitetin” është një dokument i bashkërenduar, i lindur …