Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, revolta dhe vetëm revolta është rruga e përmbysjes së kësaj diktature autokratike!
Në një deklaratë publike, Berisha tha se, qeveria po vepron jashtë ligjit, Kushtetutës dhe çdo norme morale, ndërsa sipas tij vendi është kthyer në një regjim të drogës, krimit dhe grabitjes së pasurive të qytetarëve.
Berisha: Revolta dhe vetëm revolta është përgjigja e merituar e sovranit ndaj këtij grupi që nuk ka ligj, kushtetutë e as moral.
Revolta dhe vetëm revolta është rruga e daljes, e përmbysjes së diktaturave autokratike, njëlloj si në vendet e tjera.
Ndaj dhe ftoj dhe njëherë me datën 10 shkurt të gjithë shqiptarët, të gjithë qytetarët e Tiranës, në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit në protestën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria kundër regjimit të drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.
Gazeta RD