Berisha: Zydi Turdiu një figurë e shquar në historinë e Tiranës dhe PD

Kryetari i PD, Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij më të ndjera për humbjen e një njeriu të shquar dhe ka theksuar kontributin e paçmueshëm që Zydi Turdiu ka dhënë gjatë jetës së tij.

Berisha e cilësoi Zydi Turdiun një njeri që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Tiranës dhe të Shqipërisë, një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe një përkrahës i zjarrtë i lirisë dhe demokracisë, i cili, pas një jete të tërë të dedikuar për qytetin dhe politikën, do të kujtohet për përkushtimin dhe rolin e tij aktiv në zhvillimet politike të vendit.

Postimi

Nderim për Zydi Turdiun!

Të dashur miq, Zydi Turdiu, qytetar, prind e bashkëshort shembullor, demokrati i palëkundur, mbylli sytë përgjithmonë. Pasardhës i një familje intelektuale dhe themeluese të qytetit të Tiranës, i diplomuar për financë, ai dhe familja e tij njohën përndjekjen dhe luftën e egër të klasave gjatë diktaturës komuniste.

Zydi Turdiu mbështeti që në fillim Partinë Demokratike dhe ishte një nga themeluesit e saj. Ai është zgjedhur në forumet drejtuese të Partisë Demokratike të Tiranës dhe Shqipërisë. Në vitet 1992–1996 është zgjedhur kryetar i Shoqatës “Tirana”, detyrë që e kreu me përkushtim. Ai e donte shumë qytetin dhe bashkëqytetarët e tij dhe ishte i pakursyer në fushatat elektorale.

Pas daljes në pension, punoi në Fondacionin “Fan Noli”, duke realizuar botime me vlerë.
Me këtë rast, në emër të PD, shpreh mirënjohjen time më të thellë për kontributin e Zydi Turdiut dhe ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij.

Ngushëllime!

About Redaksia

Check Also

Pakti i dështuar për universitetin

Nga Alvi Musaraj Në Shqipëri, “Pakti për Universitetin” është një dokument i bashkërenduar, i lindur …