Nga Belind KELLIÇI
Edi Rama i salloneve që shijon verë 33 mijë euro shishja, që ka avion privat, kopsht personal në zyrë që ka kushtuar 4 milionë euro nga taksat tona, e sheh ndeshjet e NBA në rreshtin e VIP ku një biletë kushton 25 mijë dollarë, i tregoi sot muskujt një fermeri të përmbytur, pa mbështetje, pa mundësi për të shtuar prodhimin, as për ta shitur atë.
Pasi u premtoi se do të jenë më mirë në vitin 2040, Edi Rama i talli fermerët dhe në fund nuk i la as të flisnin.
Atij që guxoi të ngrinte zërin, i tregoi forcën!
Kjo kur i ka penalizuar me ngrirjen e 120 mln euro të BE, pasi qeverisja e tij ende nuk tregon se ku i çoi 30 mln euro të vjedhura nga programi IPARD.
Shqipëria është kudo në çdo sektor, si pamja sot në Divjakë.
Njerëzit kanë halle, ndërkohë kryeministri u tregon përralla dhe nuk i lë as të flasin.
Ndaj zgjidhja është vetëm një. Sheshi, protesta, revolta deri në largimin e Edi Ramës.
Fermeri që tallet nga kryeministri, e ka vendin e tij, të drejten e tij, sovranitetin e tij në Bulevard.
Aty do dëgjohet zëri i tij, do apo nuk do Edi Rama.
Gazeta RD