Dokumentat/ Malltezi: Kemi dërguar disa parashtresa në KLGJ për çështjen e Irena Gjokës

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të fusë në rend diten çështjen e skandalit të gjyqtares Irena Gjoka. Vendimi erdhi në momentet e fundit.

Ndërkohë para pak ditësh, Prokuroria e Përgjithshme dërgoi dosjen e Irena Gjokës në KLGJ, duke konfirmuar se ajo është dënuar në Greqi.

Çështja u zvarrit për mbi 21 muaj, ndërsa KLGJ nuk ka reaguar as ndaj parashtrimeve që kanë bërë kreu i opozitës, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

Malltezi publikoi dokumentet online, duke theksuar se janë bërë tre parashtrime në KLGJ.

“Në 10 ditët e fundit, z.Sali Berisha dhe unë kemi dërguar në KLGJ disa parashtresa për çështjen e Irena Gjokës. KLGJ nuk na ka kthyer përgjigje.

Po publikoj këtu dy të fundit për të mos lënë hapësirë që KLGJ të thotë nuk kishim dijeni.

Kujtoj se:

1. Në vendimin Panos, GJEDNJ pranon se është në përputhje me KEDNJ që Greqia në një situatë të ngjashme, largoi nga puna një police. Imagjino besueshmëria që duhet të ketë një gjyqtar.

2. Nëse Irena thotë nuk kisha dijeni për procedurat penale ku ka marrë pjesë vetë, dhe ka vendim penal, çfarë duhet të thonë gjyqtarët e larguar nga vetingu për shkelje besimi te drejtësia, për fakte para 30 vjetësh, nga persona të lidhur, që për më tepër ishin ligjëruar nga ILDKP për vite me radhë”, shkruan Malltezi.

ImageImageImage

About Redaksia

Check Also

Pakti i dështuar për universitetin

Nga Alvi Musaraj Në Shqipëri, “Pakti për Universitetin” është një dokument i bashkërenduar, i lindur …