Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka dhënë një mesazh të qartë për qeverinë shqiptare në lidhje me procesin e integrimit europian.
Ai theksoi se nuk mjafton vetëm hapja e kapitujve të negociatave, por është po aq e rëndësishme mbyllja e tyre dhe zbatimi i ligjeve sipas standardeve të Bashkimit Europian.
Schieder paralajmëroi se qeveria nuk duhet të ngecë në vend apo të bëjë hapa pas, duke nënvizuar se miratimi i ligjeve nuk ka vlerë nëse ato nuk zbatohen në praktikë.
“Mendoj që bashkëpunimi në disa çështje po ecën mirë. Dhe mësoja që ka edhe unanimitet në disa çështje. Do doja që përmirësimi i kulturës politike është njëra gjë. Dhe Shqipëria ka patur një ecuri madhore në negociata, vlerësim i Komisionit në pranverë do ecë mirë, Shqipëria do ecë mirë. Por këtu nuk bëhet fjalë për hapjen e kapitujve, por puna është edhe tek mbyllja.
Ideja e ligjit nuk është se e kënaqem BE duke miratuar ligje, por për t’u afruar me standarde europiane në zbatim. Pra pas miratimit të legjislacionit ka shumë punë për të bërë. Pra nuk duhet të ngecësh në vend, apo të bësh hapa pas
Duhet të bindësh publikun dhe unë dua që zgjerimi të bëhet realitet dhe ta shoh konkret. Këtu arena politike, qeveria opozita, media të gjithë duhet të bëni të pamundurën që të ketë komunikimin të duhur se ku është Shqipëria tani dhe ku duhet të arrijë”, tha ai.
Gazeta RD