Edi Rama anulon vizitën e parashikuar për në Vlorë. ësohet se kryeministri nuk ka shkuar në qytetin bregdetar.
Atje e priste një protestë e tregtarëve të qytetit.
Por kjo është e vetmja protestë që ka përfshirë këtë qytet kohën e fundit. Nuk dihen arsyet e këtij anulimi, por mësohet se gjithçka është raportuar në çastet e fundit.
Tregtarët e Vlorës kanë dalë sërish sot në protestë para Teatrit “Petro Marko”, duke kundërshtuar vendimin e Këshillit Bashkiak për zhvendosjen e tyre nga zonat aktuale të tregtimit. Sipas vendimit të miratuar, tregtarët e fruta-perimeve do të zhvendosen në tregun e Çoles, ndërsa tregtarët industrialë në tregun e Shumicës në Jalli të Nartës.
Protestuesit shprehen se vendimi është marrë pa një konsultim real me ta dhe pa u ofruar garanci për kushtet minimale të punës.
“Vendimet po merren nga zyra, pa u pyetur ata që preken drejtpërdrejt. Ne nuk jemi kundër rregullit, por kundër një vendimi që na shkatërron punën”, shprehen tregtarët
Ata theksojnë se zhvendosja larg qendrës së qytetit i largon nga klientët dhe rrezikon seriozisht mbijetesën ekonomike të familjeve që jetojnë nga ky aktivitet.
Tregtarët kanë deklaruar se ky vendim është marrë pa asnjë konsultim real me ta dhe pa u ofruar garanci për kushtet minimale të punës. Gjithashtu protestuesit shprehen se zhvendosja në këto zona i largon nga qendra e qytetit dhe nga klientët e tyre, duke rrezikuar seriozisht mbijetesën ekonomike të dhjetëra familjeve.
Sakaq, qytetarët kanë deklaruar se tregjet e reja nuk janë funksionale, nuk kanë infrastrukturë të përshtatshme dhe nuk ofrojnë siguri për vijimin normal të aktivitetit tregtar.
Një ditë më parë, Rama ishte në një takim me fermerët e Divjakës. Ai refuzoi t’u përgjigjej atyre, por ata e gozhduan, duke i kërkuar që të japë llogari përpara se të largohej.
Gazeta RD