Berisha: PD ka në plan të gjitha format e mosbindjes civile dhe është në zbatimin e tyre!

Lideri i opozitës, Sali Berisha theksoi se Partia Demokratike ka në plan të gjitha format e mosbindjes civile dhe është në zbatimin e tyre.
Ai theksoi se kjo kërkon një kuptim të qartë nga qytetarët për situatën politike, duke e cilësuar Shqipërinë nën drejtimin e Edi Ramës si një diktaturë autokratike, ku të gjitha pushtetet janë të përqendruara në një dorë dhe ku institucionet shfrytëzohen për të shtypur pluralizmin.

Besnik Ala: Një pyetje me interes publik. A ka PD në plan një grevë urie për një qasje më agresive, meqenëse mazhoranca nuk po diktohet nga protestat, edhe pse kanë qenë mbi pritshmëritë pjesëmarrja?

Sali Berisha: PD ka në plan dhe projekt të gjitha format e mosbindjes civile dhe është në zbatimin e tyre.
Natyrisht PD kërkon nga qytetarët, fton qytetarët të bëjmë gjithçka për fitoren e kësaj beteje.
Por kjo kërkon para së gjithash qartësi. Kërkon që çdo qytetar të kuptojë se kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike, në të cilën të gjitha pushtetet janë të përqendruara në një dorë, në të cilën institucionet përdoren për të shtypur pluralizmin, e cila paguan qindra milionë euro për të mashtruar shqiptarët dhe botën, e cila ushtron formën më të rëndë të censurës dhe manipulimit mediatik të opinionit publik vjedh dhe plaçkit çdo ditë miliona e miliona, kërkon që çdo shqiptar ta dijë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje dhe të gjithë ata që besojnë se mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën bëjnë sharlatanin për të bërë retushin e figurës së Edi Ramës, për ta paraqitur atë si një njeri që bën zgjedhje, por ai nuk bën zgjedhje.
Zërat po u shuhen gjithnjë e më shumë, megjithatë ka përsëri papagaj në media që guxojnë dhe flasin për zgjedhje, në një kohë kur këtu kemi të bëjmë vetëm me farsë.
Kur ne si demokratë, si opozitarë t’i kemi të qarta këtu, atëherë kemi të qartë se kemi vetëm një rrugë dhe kjo rrugë është protesta gjer në përmbysjen e tyre.
Është qëndresa, rezistenca në format e mosbindjes civile.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama dhe Lubi Balluku i përdorin policët mish për top! Për plaçkën e tyre janë gati t’i vënë flakën Shqipërisë!

Pyetje: Zoti Berisha, a arritët të flisnit me mjekët, në lidhje me gjendjen e zotit …