Berisha: Rama tashmë është bërë famëzi në mbarë Europën, në SHBA dhe kudo!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se opinioni ndërkombëtar për Edi Ramën është jashtëzakonisht negativ, duke e cilësuar atë si një figurë të korruptuar që ka krijuar një narkoshtet dhe ka lidhje me kartelet e drogës.
Ai theksoi se Rama tashmë ka fituar një famë negative jo vetëm në Europë, por edhe në SHBA, ku çështjet e lidhura me të janë bërë pjesë e qëndrimeve politike të fuqive të mëdha.

Suela Pasha: Doktor, çfarë mendimi kanë ndërkombëtarët për Ramën. Dakord e shohin si të korruptuar, por dhe opozitën nuk e shohin si atraktive për të ardhur në pushtet. Mos duhet t’i mendoni mirë lëvizjet brenda partisë, pavarësisht se mendimi juaj është se i keni më të mirë. Por perceptimi i opinionit publik tek ndërkombëtarët ndoshta nuk është i tillë.

Sali Berisha: E vërteta është se, kjo është një situatë komplekse. Secili është mendimi i ndërkombëtarëve unë nuk mund të flas për ta, sepse është mendimi i tyre. Por nga ajo që unë konstatoj nga ato informacione që unë kam, në ato kontakte dhe ato perceptime, mendimi për Ramën është jashtëzakonisht negativ, për këtë nga qendrat nga më të rëndësishmet.
Rama tashmë është bërë famëzi në mbarë Europën, në SHBA dhe kudo. Tezat e opozitës për narkoshtetin, për kartelet e drogës janë bërë sot çështje shumë e rëndësishme e qëndrimeve politike të SHBA-së dhe vendeve të tjera. Këto janë.
Por kërkohet veprimi i opozitës. E kemi thënë dhe e them 100 herë, në qoftë se ‘Deltat’ e arrestuan Maduron, Ramaduron nuk do të vijnë ta arrestojnë ato, duhet shqiptarët ti japin vendin e vet. Kështu që, largimi i Ramës nuk e pengon asgjë tjetër përveç se, veprimi i fuqishëm i opozitës që duhet të jetë gjithnjë e më i madh.

About Redaksia

Check Also

Pakti i dështuar për universitetin

Nga Alvi Musaraj Në Shqipëri, “Pakti për Universitetin” është një dokument i bashkërenduar, i lindur …