Sërish për Irenat me 3 mbiemra dhe Sudet…

Nga Adriana KALAJA
Në fakt këto dy kategori gjallesash, të kthyer në normë nga pushteti, nuk e meritojnë të meresh fare, por unë nga natyra, nuk bëj pjesë te ata njerëz që kthejnë faqen tjetër.
Nga ana tjetër, kur shoh sesi janë sulur me emra anonimë në rrjete sociale për të bërë enrin tim pis, tregon se:
E para, më bëjnë nder kur të sulmon kjo kategori;
E dyta, janë në një hall të madh.
Me këtë rast, i them se nuk ja zgjidh dot hallin dhe, më keq do e kenë në ditët më vijim.
Ndërkohë, llumit të shoqërisë shqiptare që rreshtohet në krah të hajduteve dhe krimineleve, i sfidoj që të nxjerin prova lidhur me akuzat ndaj meje, ashtu si në fakt i nxjerr unë.
Nisur nga akuzat që po kërkojnë të ngrenë Aleanca e Qelbësirave, në respekt të miqve të mi sqaroj se:
1. Nga viti 1992 e deri më sot nuk kam patur asnjë post publik, as në pushtetin qendror e as në atë lokal.
2. Nga viti 1992 nuk kam përfituar as një lekë, para apo prona publike.
3. Nga viti 1998, punoj si profesioniste e lirë dhe paguaj taksa e tatime në shtet.
Përsa i përket “parave” te LIBRA, kush ka qenë pjesë e kësaj partie, e di shumë mirë se:
1. Unë kam qenë një ndër themelueset e LIBRA, e mdër të vetmet që debatoja me Ben Blushin.
2. Deri në shtator 2017, kjo forcë nuk kishte asnjë fond nga KQZ.
3. Deri në 28 dhjetor kur unë kam dhënë dorëheqjen si administratore, për shkak të ndërhyrjes në kompetencat e mia të Eva Blushit, çdo gjë e përballonim me shpenzimet tona, dhe për këtë janë faturat përkatëse.
4. Në janar 2017, kur evidentova se Ben Blushi po devijonte rrugën për të cilën u krijua LIBRA, jo vetëm që isha e vetjlmja që votova kundër 30 anëtarëve të tjerë të Kryesisë, por nuk pranova të kandidoj për Kryesinë e partisë.
5. Po kështu, në 26 prill 2017, 1 orë para se Ben Blushi të dërgonte listat e kandidatëve në KQZ, kam dhënë dorëheqje për shkak se u shkel Statuti.
Këto parime, për ata që më njohin e janë phesë e strukturave të PD, vijoj ti ruaj me fanatizëm dhe konsekuencë.
Ndaj, ftoj dhe sfidoj Aleancën e Qelbësirave, të dalin me prova dhe me fytyrë siç dal unë se, kur ju keni turp nga fytyra juaj, imagjinoni publikun.
Ashtu siç i dështoi komploti në verë me “vajzën” e Irenēs me 3 mbiemra, në bashkëpunim me Sudet, ashtu do i dështojë çdo plan për të më njollosur e barazuar me veten e tyre.
Pse?
Se jam gjithmonë në rrugën e të vërtetës e të drejtës, që nuk të tradhëton kurrë.
Gjithsesi, këtyre vrasësve me pagesë të Shtetit Ligjor të së Drejtës, pasi t’i identifikoj me emra, do përgjigjen para ligjit për fyerje dhe shpifje.
Nesër avazi……, me prova “tritol” për Irenën me 3 mbiemra, gjithë Irenat e Sudet, që e kanë kthyer këtë vend në pronë të tyre dhe të krimit.
Po unë?
Do vijoj rrugën time kundër padrejtësive, duke e konsideruar politikën MORAL.
Më poshtë ndiqni emailin e dorëheqjes datë 26 prill 2017 (për korrektësi 62 emrat që kanë marë këtë email i kam fshirë)
:

About Redaksia

Check Also

Sërish për Irenat me 3 mbiemra dhe Sudet…

Nga Adriana KALAJA Në fakt këto dy kategori gjallesash, të kthyer në normë nga pushteti, …