Analiza e PD Kukës, Hoxha: 2026, viti i largimit të qeverisë përmes protestave qytetare

Në tre degët e Partisë Demokratike të qarkut Kukës vijon procesi i analizës së brendshme për zgjedhjet e fundit qendrore dhe lokale.

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Kukësit, deputeti Flamur Hoxha, bëri të ditur se Partia Demokratike ka një angazhim maksimal për të dëgjuar të gjithë anëtarët dhe, mbi të gjitha, për të qenë pjesë e një ristrukturimi të thellë dhe gjithëpërfshirës të partisë.

Sipas deputetit Hoxha, vijimi i kësaj analize të brendshme ka të bëjë jo vetëm me angazhimin e opozitës, por edhe me përgjegjësinë ndaj të gjithë shqiptarëve, përfshirë edhe votuesit e majtë, të cilët në 13 vitet e fundit, sipas tij, kanë kuptuar se boshti i ashtuquajtur i Rilindjes ka qenë mashtrimi dhe keqqeverisja.

Deputeti Hoxha, teksa foli për protestën e radhës me 10 shkurt, u shpreh se e gjithë Shqipëria është sot në protestë dhe se pakënaqësia qytetare po rritet çdo ditë. Ai theksoi se viti 2026 do të jetë viti i largimit të kësaj qeverie përmes protestave qytetare, të cilat nuk do të zhvillohen vetëm në Tiranë, por edhe në të gjitha rrethet e vendit.

Në përfundim, Hoxha nënvizoi se Partia Demokratike do të vijojë të jetë në krah të qytetarëve, duke i dhënë zë shqetësimeve të tyre dhe duke ndërtuar një alternativë reale për ndryshimin e vendit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Adriatik Doçi është gjobëvënës që merr udhëzime nga Linda Rama, Sokol Balluku ka marrë miliona nga Lubia! 

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës në Foltoren në degën e PD në Njësinë …