Berisha: Ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja po numëronte paratë me Oltion Bistrin

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një deklarate para SPAK tha se, aty brenda pashë ish-xhelatin e Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, i cili po numëronte para me Oltion Bistrin”.

Berisha: Tani, e kuptoni vetë ju që nuk mund të ketë sot çështje tjetër përveç faktit, vendimit të famshmit KLGJ.

Por para se të ndalem në këtë vendim, unë e kuptoj se ju prisni me padurim t’u rrëfej se çfarë pashë brenda unë gjatë këtij kalimi të shkurtër.

Aty ishte Altin Troplini apo Poja i Skapit, i cili ishte ulur me tre personazhe, me Elvis Doçin, Altin Hajrin dhe Irenën me 5 mbiemra sepse si avokat i tyre po u bënte shpjegime për çështjet.

Së dyti, ndodhej ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, Kraja, i cili po numëronte para me Oltion Bistrin.

Po, po, se e shoh që e dëgjoni me skepticizëm.

Por aty ishin të dy.

Këto ishin ato që pashë unë sot.

About Redaksia

Check Also

Abuzimi miliona euro/ Linda e AKSHI-t paraqitet sërish në SPAK

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të …