“Nuk i shpëtojnë burgut”/ Berisha paralajmëron Ramën dhe Ballukun

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij nga Foltorja para kryeministrisë tha se, Edi Rama nuk ka shpëtim dhe se bashkë me zv.kryeministren Belinda Balluku, do të arrestohen.

Ai iu drejtua Ramës se, ti që fshihesh pas Lubiës, je i pashpresë sepse edhe Lubia edhe ti do shkoni atje ku e keni vendin. Sovrani prej zverku do t’ju kap juve”, tha Berisha, ndërsa e krahasoi Ramën me ish-diktatorin Enver Hoxha.

“Sot Edi Rama nxin siç nxinte dikur diktatori gjakatar Enver Hoxha, ky është diktatori i drogës i shqiptarët. Ndaj shqiptarët duhet t’i rezervojnë të njëjtin fat si Hoxhës”, tha kreu i PD-së.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin dhe zv.kryeministren Belinda Balluku për qeverisje autoritare dhe i bëri thirrje qytetarëve, veçanërisht të rinjve, që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar të opozitës më 10 shkurt.

Sot Edi Rama nxin siç nxinte dikur diktatori gjakatar Enver Hoxha, ky është diktatori i drogës i shqiptarët. Ndaj shqiptarët duhet t’i rezervojnë të njëjtin fat si Hoxhës.

Nuk ka alternativë tjetër veçse të jap dorëheqjen. Ti që fshihesh pas Lubiës, je i pashpresë sepse edhe Lubia edhe ti do shkoni atje ku e keni vendin. Sovrani prej zverku do t’ju kap juve.

Thirrja ime është për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, kombi sot ka nevojë më shumë se kurrë për ju, për guximin dhe trimërinë tuaj. Mos harroni se në momentet më kritike, të rinjtë kanë qenë shpëtimi.

Ndaj të bashkohemi më 10 shkurt për t’i dhënë mësimin e merituar narkokracisë së Tiranës për të përcjell në Shqipëri dhe mbarë boten mesazhin e fitores dhe triumfit tone”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Adriatik Doçi është gjobëvënës që merr udhëzime nga Linda Rama, Sokol Balluku ka marrë miliona nga Lubia! 

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës në Foltoren në degën e PD në Njësinë …