Sipas tij, fuqizimi i krimit të organizuar ka qenë i vazhdueshëm, ndërsa përgjigjja e institucioneve nuk ka qenë në të njëjtin nivel.
Duke folur në A2 CNN, Hoxha kritikoi SPAK-un dhe GJKKO-në, duke theksuar se, pavarësisht mbrojtjes ligjore dhe mbështetjes publike, goditjet ndaj grupeve kryesore kriminale mbeten të pamjaftueshme. Ai shtoi në emisionin “Off the Record” se arrestimet më të mëdha po bëhen kryesisht me nxitjen e prokurorive të vendeve të BE-së, ndërsa drejtësia në Shqipëri nuk po vepron ndaj figurave kryesore të botës së krimit.
Sipas gazetarit, drejtësia duhet të funksionojë për qytetarët shqiptarë dhe jo vetëm për partnerët ndërkombëtarë, në një kohë kur shumica e aktivitetit kriminal zhvillohet jashtë vendit.
Artan Hoxha: Në 2013-ën ne thoshim në media unë flas për vete personalisht që ne kemi grupe kriminale që kanë buxhetin sa Ministria e Brendshme. Po sot ne kemi organizata kriminale që kanë trafikuar drogë sa buxheti i Shqipërisë. E kupton kush është dallimi? Nga mandati i parë në të katërtin sa buxheti i Shqipërisë? Ky prokurori këtu kapi një laborator në Xibrakë edhe ngarkesa më e madhe e kokainës 613 kg është kapur në kohën e krimeve të rënda. Ti ke katër vjet ke kapur zero gram. Laborator kokaine me ekspertë kolumbianë brenda që vinin edhe këtu pra.
U kapën dy kplimbianë brenda. Me kokainë që vinte nga Amerika Latine ë me kimistë kolumbianë që e bënin gati për tregun gjerman Bashkimit Europian. Pra ti ke je në këto përmasa sot dhe niveli i kundërpërgjigjes do të jesh në këtë nivel. Për këtë po flasim ne. Ky ishte synimi. Sepse ky mund të thotë fare mirë në kohën e këtyre të ndodhë ndonjë vrasje ty rreth rrotullimi i rinasit. Mu në mes të rinasit s’ndodhe. Pse ndodh? Se fuqia e atyre, atë që tha ky evolucion, se s’po e quajmë revolucion, se fuqia e tyre është vërtetë kaq e madhe.
Ndërkohë sot struktura më e mbrojtur në këtë vend janë organet e reja të drejtësisë. Është SPAK dhe GJKKO-ja. Kanë edhe ekspertët xhenierë më të mirë që ka Shqipëria. I kanë marrë këta. Pra ti e ke korracën ligjore, burimet financiare, ke mbështetjen edhe popullore më të madhe se askush tjetër. Pra ti je aty për të përballuar këtë lloj presioni. Prandaj po them t’i do t’i përgjigjesh në këtë nivel të krimit të organizuar.
Sot kapen grupet që duan prokuroritë e vendeve të Bashkimit Europian, jo grupet që duan shqiptarët. Grupet kryesore në Shqipëri janë këtu të paprekur. Përfshirë dhe këtë të fundit. Ku e ke Gysin se s’e kanë kapur. Ku është Gysi? Ku është Sueli? Ku është Vis Doçi? Ku i ke këta? Asnjë s’është kapur. Po janë kapur ato që do prokuroria gjermane, që do prokuroria belge, prokuroria italiane, prokuroria spanjolle dhe ty të vjen të vjen oficeri italian dhe të bën veprim mes Tiranës. Ti s’ke shans ta bësh atë. Ty të erdhi Guardia Nacionale e Spanjës dhe të bëri kontroll në mes të Elbasanit.
Ti s’ke shans ta bësh atë. Ne kërkojmë një drejtësi që të funksionojë këtu, jo atje. Të funksionojë për qytetarët këtu jo jashtë vendit. 98% e aktivitetit të krimit të organizuar shqiptar funksionon jashtë vendit. Kanë kapur ndonjë? Kanë qenë të kapur, janë kapur, kanë hyrë, kanë dalë, janë me dosje, s’janë me dosje, një pjesë s’kanë lindur vonë. Po ndodh diçka që nuk ka ndodhur. Mbështetja sot, infrastruktura që kanë ata, korraca ligjore, kurrë s’kanë qenë prokurorët kaq të kaq të paprekshëm. Sot më të paprekshmit janë prokurorët.
Gazeta RD