Deputetët e PD zhvilluan një takim me Drejtorin e Institutit Republikan Amerikan, Daniel Twining dhe Presidenten e Institutit Demokratik Kombëtar, Tamara Cofman Wittes, ku u diskutua mbi çështje kyçe për demokracinë në Shqipëri.
Gjatë takimit, Gazment Bardhi bën të ditur se u diskutua lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe funksionimi demokratik i institucioneve të cilat përbëjnë interesa të përbashkëta, duke nënvizuar rëndësinë jetike të partneritetit me Shtetet e Bashkuara për forcimin e standardeve europiane të qeverisjes.
Postimi i Gazment Bardhit:
Kënaqësi takimi me Drejtorin e Institutit Republikan Amerikan (IRI) z. Daniel Twining dhe Presidenten e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) znj. Tamara Cofman Wittes.
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zgjedhjet e lira dhe funksionimi demokratik i institucioneve janë çështje me interes të përbashkët. Shqipëria e ka jetike partneritetin me SHBA dhe mbështetjen për të sjellë standardet europiane në qeverisje.
IRI dhe NDI kanë ndihmuar ndër vite që Shqipëria të bëjë progres në standardet ndërkombëtare të qeverisjes së mirë dhe jam i lumtur të dëgjojë që do të vazhdojnë të kontribuojnë në këtë drejtim. Në emër të opozitës i falënderuam për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për të gjithë mbështetjen që kanë dhënë ndër vite.
Deputeti i PD, Belind Këlliçi i pranishëm në takimin e zhvilluar, thotë se IRI dhe NDI kanë ndihmuar ndër vite që Shqipëria të bëjë proges në standardet ndërkombëtare të qeverisjes së mirë.
“Kënaqësi e veçantë takimi me Drejtorin e Institutit Republikan Amerikan (IRI) z. Daniel Twining dhe Presidenten e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) znj. Tamara Cofman Wittes.
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, asgjesimi i karteleve të drogës, zgjedhjet e lira e të ndershme dhe funksionimi demokratik i institucioneve janë çështje me interes të përbashkët.
Shqipëria e ka jetike partneritetin me SHBA dhe mbështetjen për të sjellë standardet europiane në qeverisje.
IRI dhe NDI kanë ndihmuar ndër vite që Shqipëria të bëjë proges në standardet ndërkombëtare të qeverisjes së mirë dhe jam i lumtur të dëgjojë që do të vazhdojnë të kontribuojnë në këtë drejtim.
Në emër të opozitës i falenderuam për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për të gjithë mbështetjen që kanë dhënë ndër vite”, shkruan deputeti i PD, Belind Këlliçi.

Gazeta RD