Ergys Agasi po kërcënon prokurorët! Vrasja në aeroport ishte e organizuar prej tij

Kryetari i PD, Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët në dalje të Parlamentit, tha se Ergys Agasi po kërcënon prokurorët dhe se vrasja e ndodhur në aeroport ishte e organizuar prej tij.

Berisha u shpreh se, e gjithë vëmendja politike dhe publike duhet të përqendrohet te ajo që ai e cilësoi si grusht shteti për të mbrojtur ministren Belinda Balluku dhe kreun e qeverisë, ndërsa hodhi poshtë debatet mbi pjesëmarrjen e opozitës në komisionet e posaçme, duke i quajtur përpjekje për të devijuar diskursin nga çështjet kryesore.

Pyetje: Z.Berisha, ka një paqartësi nga socialistët sa i takon pjesëmarrjes ose jo të deputetëve në dy komisionet e poaçme. Do të shkoni në komisionin e territoriales, apo do bojkotoni?

Sali Berisha: Tani, respekt kam për ty, por të këshilloj miqësisht me paqartësitë dhe konfuzionin e atyre që janë, siç e thashë edhe në parlament, e keqja banale, këta që janë në plate, e keqja banale e vendit, kurse ata që janë mbrapa, ata janë e keqja radikale, ata janë ligësia njerëzore në infinit. Kurse këta janë automat, ndaj dhe mos i dëgjo ata fare se vetëm trillojnë dhe shpifin.

Absolutisht sot parlamenti, sot çdo qytetar ka vetëm një rend dite dhe kjo është Lubi Balluku dhe pas saj Edi Rama para gjyqit.

Pyetje: Z.Berisha, a mund të jetë e qartë edhe për publikun, PD do të marrë pjesë në komisionin e posaçëm të reformës territoriale?

Sali Berisha: Tani edhe njëherë, sot PD, sot çdo qytetar shqiptar ka në axhendë sa hap sytë gjersa bie në darkë, luftën kundër grushtit të shtetit në mburojë të Lubi Ballukut dhe Edi Ramës. Pra, çdo veprim është i paralizuar në momentin kur mbrohet një kriminele e damkosur me një kryekriminel, me një kryetar të organizatës kriminale që e ka emrin Edi Rama.

Pra, edhe njëherë, unë e kuptoj se narkoqeveritarët, se Edi Rama bën gjithçka për të spostuar diskursin nga Lubia dhe vetja e tij tek komisionet, tek kjo, tek ajo, por ai me këtë nuk do realizojë dot asgjë. Ka një çështje në rendin e ditës të çdo shqiptari dhe kjo çështje është grushti i shtetit kundër shtetit, i kryer nga Edi Rama për të mbrojtur veten e tij nga vjedhjet e tmerrshme. A e shihni ju se edhe imunitetin po e përdor për të mbuluar Agasin.

A e dini ju se Agasi është sot i lirë nga kafja në kafe? A e dini ju se Agasi është organizatori i kërcënimit të prokurorëve? Në vitet 2005-2013 janë arrestuar dhe vendosur para ligjit 1500 banditë dhe kapobanda, prej tyre, disa, jo pak, kanë marrë dënime përjetë dhe janë edhe sot. Disa u lirua nga Edi Rama. Të tjerë kanë marrë dënime 25-30 vite e me radhë. Por ju jeni dëshmitarë, nuk ka pasur kërcënime të paktën prokurorë nuk kanë dalë publikisht të thonë se po na kërcënojnë. Unë besoj se kanë kërcënime sot.

Nuk i shtojnë ata. Unë e kam kollaj të them se Altin Troplini gënjen, jo nuk them se gënjen. Sepse mekanizmi i kërcënimit me jetë të tyre është mekanizmi që përdor Edi Rama nëpërmjet Ergys Agasit. E patë ekzekutimin në sheshin e pushtetit? Aeroporti është sheshi i pushtetit. Është sheshi më i mbrojtur i vendit. Aty mund të ekzekutojë vetëm policia. Askush tjetër nuk çmendet të marrë guximin të kryejë atë vrasje që e panë shqiptarët.

Ajo ishte vrasje e organizuar nga Ergys Agasi. Ishte nga ato që thoshte pam, pam, pam. E dëgjuat ju. Plus pastaj e vërteta është se e tepruan kur e krahasuan me dosjen e atij tjetrit, se nuk ka ndonjë ngjashmëri të madhe. Por nuk është se galeria e Ergys Agasit, e videove dhe fotografive është nga më të turpshmet dhe në krye të këtij turpi qëndron Edi Rama.

About Redaksia

Check Also

Gysi i kthehet ne ferr/ Urdhëroi arrestimin e qytetarit se i kujtoi verën 33 mijë euro

Një situatë e tensionuar është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e …