Isuf Çela: Veriu i lënë në harresë, diskriminim dhe projekte fantazmë!

Gjatë seancës së sotme plenare të Kuvendit, mbi diskutimin për ratifikimin e marrëveshjeve të programit IPA me Kosovën dhe Malin e Zi, deputeti i PD-së, Isuf Çela ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë si përgjegjëse për një “diskriminim politik” dhe braktisje të qëllimshme të veriut të Shqipërisë.

Çela theksoi se bashkitë e Tropojës, Hasit dhe Kukësit, ndonëse zona strategjike kufitare, prej më shumë se një dekade janë lënë jashtë hartës së investimeve serioze kombëtare dhe prioriteteve buxhetore.

Çela: Të nderuar drejtues së seancës, të nderuar kolegë, të nderuar qytetarë. Sot në këtë seancë plenare, na janë paraqitur për ratifikim marrëveshje e ndryshuar e programit IPA 3 Shqipëri-Kosovë dhe ratifikimi i marrëveshjes ndryshuese numër një IPA me Republikën e Malit të Zi për periudhën 2021-2026. Si fillim, unë dua të uroj që këto fonde të projektit të programit IPA, të mos kenë fatin e fondeve të IPARD-it, të cilat vazhdojnë të jenë të bllokuara nga ana e Bashkimit Europian për veprimet abuzive dhe korruptive të qeveritarëve shqiptarë. Por, para se të votojmë në letra, duhet të flasim për të vërtetën që kjo qeveri përpiqet ta fshehë, atë të vërtetë se, veriu i Shqipërisë është lënë qëllimisht jashtë vëmendjes së investimeve publike nga regjimi i Rilindjes.

Tropoja, Hasi dhe Kukësi, bashki kufitare, strategjike për shtetin shqiptar, nuk janë parë nga kjo qeveri si zona të zhvillimit, por si territore të braktisura politikisht. Prej më shumë se një dekade, këto bashki janë jashtë hartës së investimeve serioze kombëtare, jashtë prioriteteve buxhetore, jashtë planeve serioze të zhvillimit. Dhe mos na flisni për projekte në letër. Njerëzit nuk jetojnë me PoëerPoint dhe premtime elektorale. Zonja dhe zotërinj, rasti më i rëndë i këtij diskriminimi politik është rruga Kan-Kepenek-Zogaj-Letaj-Qafë Prush. Një aks jetik, historik dhe kufitar, i cili sot është i shkatërruar, i pakalueshëm dhe përbën rrezik real për banorët e këtyre zonave.

Kjo rrugë nuk lidh thjesht disa fshatra, ajo lidh Shqipërinë me Kosovën. Ajo mban gjallë ekonominë lokale, bujqësinë, tregtinë dhe jetën sociale të qindra familjeve. Por në regjimin e Rilindjes kjo rrugë nuk ekziston. Banorët e Tropojës dhe të Hasit kanë vite që trokasin në dyert e institucioneve, kërkesa, peticione, protesta, përgjigja e qeverisë ka qenë një dhe e njëjtë: heshtje dhe përbuzje për hallet e këtyre banorëve. Ndërkohë, miliarda lekë janë hedhur në koncesione korruptive, në projekte luksoze në pak qytete, në propagandë dhe jo në zhvillim real. Sot, Tropoja, Hasi dhe Kukësi po zbrazen nga të rinjtë. Fshatra të tëra po mbeten pa banorë dhe qeveria del në konferenca ndërkombëtare duke folur për zhvillim të qëndrueshëm.

Çfarë zhvillimi është ky kur njerëzit ikin? Ironia është e dhimbshme. Në anën tjetër të kufirit, në Republikën e Kosovës, rrugët ndërtohen, fshatrat lidhen, investimet shkojnë deri në zonat më të thella. Dhe duhet të falenderoj qeverinë e Kosovës për investimet në rrugët lidhëse të fshatrave pakufi, kish, e Borje që janë kufi me Republikën e Kosovës. Në anën shqiptare është panoramë tjetër. Kufiri është harruar, fshatrat janë izoluar dhe shteti është tërhequr. Ky nuk është bashkëpunim ndërkufitar. Ky është turp shtetëror. Sot po shqyrtojmë ratifikimin e një marrëveshje në kuadër të programit IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi-Shqipëri.

Në parim, bashkëpunim ndërkufitar është i domosdoshëm dhe i mirëpritur. Por problemi nuk është ratifikimi i marrëveshjes, problemi është se ky regjim ka ndërtuar një filozofi qeverisëse ku gjithçka mbetet në letër, në propagandë dhe në projekte 3D, ndërsa realiteti në terren është krejt tjetër. Duhet të ndalem tek bashkia Tropojë, bashki kufitare me Malin e Zi, me Plavën dhe Gucinë. Dy treva shqiptare me lidhje historike, kulturore, tradicionale dhe lidhje gjaku me banorët e Malësisë së Gjakovës. Këto lidhje janë reale, njerëzore dhe shekullore, por sot ato pengohen nga mungesa e vullnetit politik të shtetit shqiptar. Një nga çështjet më konkrete dhe më të neglizhuara është hapja e pikës së kalimit kufitar dhe doganor në Qafën e Vranicës.

Dua të theksoj qartë se kjo, para këtij kuvendi, se kjo pikë ka vendim për hapjen e saj, është marrë qysh në vitin 2013 nga qeveria e Partisë Demokratike. Pra nuk është ide e re, por është çështje teknike dhe nuk është e pamundur. Ajo ka, ajo që ka munguar për 13 vite me rradhë është veprimi i qeverisë së Rilindjes. Për 13 vite nuk u hap asnjë negociatë serioze me palën malazeze. Nuk u ndërmor asnjë hap administrativ. Nuk u konsiderua asnjëherë prioritet kombëtar. Ndërkohë sot, rruga e bardhë deri në kufi është ndërtuar. Aksi ekziston fizikisht, por ndalet në kufi, sepse shteti ndalet aty ku duhet të veprojë. Dhe kjo nuk është një rast i izoluar. I njëjti fat ka pësuar dhe marrëveshja ndërqeveritare e ndërtimit të urës mbi lumin Bunë, që do të lidhte Velipojën me Ulqinin. Një marrëveshje e trumbetuar me bujë të madhe nga kryeministri Rama dhe kryeministri i Malit të Zi.

About Redaksia

Check Also

Gysi i kthehet ne ferr/ Urdhëroi arrestimin e qytetarit se i kujtoi verën 33 mijë euro

Një situatë e tensionuar është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e …