Ish-prokurori: Motrat Balluku kontrollonin tenderat dhe drejtësinë, më hoqën për hakmarrje!

Ish-prokurori Gentjan Tërnova tha se, politika ka ndikuar drejtpërdrejt në sistemin e drejtësisë.

Tërnova e cilësoi procesin e vettingut si të politizuar që në fillim, duke thënë se komisionet e vlerësimit janë mbushur me përfaqësues politikë dhe se ndaj figurave të larta qeveritare nuk është kryer asnjë hetim real.

Ai përmendi drejtpërdrejt edhe motrën e zv/kryeministres Belinda Balluku, Pamela Qirko, (edhe avokate e Ballukut), duke deklarur ka ushtruar presion ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ish-prokurori Gentjan Tërnova: Unë mendoj se procesi i vettingut ka qenë një proces i mirëfilltë politikë, që kur nisi dhe organet e vettingut kanë qenë të mbushur me komisionerë politike, një nga antarët e komisionit ka qenë motra e Belinda Ballukut, Pamela Qirko.

Njëra motër kontrollonte tenderat, motra tjetër kontrollonte gjyqtarët dhe prokurorët. Kanë pas një kombinim. Gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë lloj hetimi ndaj Ballukut apo ministrave të tjerë, sepse gjyqtarët dhe prokurorët kanë qenë të shantazhuar.

Mua më donin jashtë sepse unë e lidh edhe me një çështje që ka të bëj me përgjimet e Dibrës, ku një pjesë e qeverisë doli në përgjime dhe unë kam qenë prokurori që e kam nisur atë çështje. Kjo mendoj se ka qenë. Kjo ka qenë çështje që dihet nga publiku, por ka edhe çështje të tjera që kanë qenë pjesë e hetimit zyrtar të qeverisë.

About Redaksia

Check Also

Gysi i kthehet ne ferr/ Urdhëroi arrestimin e qytetarit se i kujtoi verën 33 mijë euro

Një situatë e tensionuar është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e …