Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se opozita ndodhet në një mision politik dhe historik, pasi vendi përballet me një qeveri që, sipas tij, zhvilloi farsë elektorale dhe jo zgjedhje të lira.
Berisha theksoi se protestat e opozitës janë sot më të mirëpritura se kurrë, sepse qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë e dinë se vota u grabit, se drejtësia po bllokohet dhe se pushteti po mbahet me dhunë politike.
A theksoi se, Partia Demokratike mbetet e vetmja shpresë reale për shqiptarët, ndaj çdo demokrat dhe demokrate duhet ta ndiejë veten në mision për të mos u ndalur deri në rikthimin e demokracisë dhe votës së lirë.
Berisha: Sot sigurisht është kohë tjetër. Sot është një kohë tjetër, veçse shumë punë kemi bërë për ta nxjerrë ashtu siç është. Po. Mos e harroni këtë. Nuk mund të sulmohet një qeveri pa e faturuar që ajo zhvilloi farsë dhe jo zgjedhje. Nuk ishte e lehtë kjo.
Po pse nuk ishte e lehtë? Sepse ai është një proces votim, thotë zgjedhje. Nuk janë zgjedhje ato. Ashtu zgjedhje kemi bërë ne në diktaturë çdo 4 vjet, edhe me daulle i bënim ne ato zgjedhjet në diktaturë.
Fillonte daullja atje te qendra e votimit, edhe atëherë bile, se këta shkrujtën aty u administruan, administrimin më të bukur e bënte diktatura, po ta marrësh si ai. E kishte çdo gjë me, me kuadrat. Bravo po.
Ndaj dhe ne filluam kryengritjen tonë. Kjo është kryengritje paqësore. Ta dinw mirë, kushdo, shqiptarë dhe miqtë e Shqipërisë. Ne nuk ndahemi. Nuk ndahemi dhe nuk mund të ndahemi. Pse? Shqiptarët mund të mos na besonin më.
Ne jemi e vetmja forcë politike bashkë me Fidesin e Hungarisë që jemi në këmbë dhe gjallë dhe të fortë. Asnjë tjetër.
Të gjitha forcat antikomuniste që u krijuan në vitet ’90 u larguan nga skena. Ne nuk u larguam. Ne kaluam periudhat më të vështira se çdo njëra prej tyre. Të pakrahasueshme. Po pse mbetëm ne? Ne mbetëm absolutisht vetëm sepse mbrojtëm të vërtetat që besojmë, mbrojtëm idealet tona. Përndryshe, edhe ne do shkriheshim si bryma para diellit, siç u shkrinë të tjerat.
Erdhi fushata e fundit. Jo po këta janë të vjetër, partia kështu e partia ashtu e po ja ku dolën ato të rejat. Ne na votuan. Pra, jo se ndodhin këto, ne duhet, se do të jemi, duhet të jemi të vërtetë dhe realistë.
Ndodhi në Francë. Presidenti aktual ishte ministër i presidentit Holland. Dhe erdhën zgjedhjet, presidenti i thotë atij, do kandidosh ti për president? Jo thotë, do kandidoj, po do kandidoj me partinë time, jo me partinë tënde.
Partinë e vet s’e kishte fare. E krijoi partinë, e krijoi partinë dhe fitoi edhe president, edhe shumicën në parlament. Pra, elektorati francez u tha jo atyre të tjerëve, edhe disa miqve tanë biles. Kjo kështu, po këtu jo, s’ndodhi. Këtu nuk ndodhi. Dhe ju them unë ju, se nuk ka asgjë më të vërtetë se rezultantja e mendimit qytetar, se konkluzionet, rezultantja e konkluzioneve. Shqiptarët e panë që ne jemi e vetmja shpresë e tyre.
Ndaj dhe ne jemi në mision sot. Çdo demokrat e demokrate duhet të ndjejë veten në mision. Kemi bërë dy protesta.
Jua them unë ju, janë mirëpritur më shumë në memorien time, ndofta se të gjithë protestat tona.
Pse janë mirëpritur? Janë mirëpritur sepse e dinë që ky, mund t’i vesh çdo epitet, jua mori zgjedhjet. Dhe e dinë se ky ka vjedhur, i ka plaçkitur dhe tani, tani bën grusht shteti, bllokon drejtësinë. Kjo është. Mos mendojë kush se mbështetesh për arsye të tjera. Për këtë të mbështet.
Për këtë kemi mbështetjen në mbarë botën. Për këtë, ne do t’u provojmë shqiptarëve dhe botës se nuk rrimë.
Ne do, ne do të ngadhënjejmë, do të triumfojmë, dhe shqiptarët do votojnë të lirë.
Gazeta RD